LAJMI I FUNDIT:

Rama: Rekomandimi frutë i tre viteve betejë për reformat

Rama: Rekomandimi frutë i tre viteve betejë për reformat

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si frutë të 3 viteve betejë me reformat rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

“Vjen lajmi i shumëpritur nga Komisioni Europian, rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave. Fruti më i bukur i 3 viteve beteja për reformat”, ka shkruar Rama në Facebook.

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave, por në varësi të ecurisë së reformës në drejtësi, ku veçanërisht përmendet nominalisht ligji i Vettingut, i cili ndodhet në Komisionin e Venecias për këshillim, dërguar nga Gjykata Kushtetuese.


Kjo e fundit vendosi pezullimin e këtij ligji deri në daljen me një vendim përfundimtar, pas kërkesës së mbërritur atje nga ana e Partisë Demokratike, që thotë se ligji bie ndesh me Kushtetutën. /Telegrafi/