LAJMI I FUNDIT:

Shteti “në këmbë” për situatën, Rama mbledh Shtabin e Emergjencave

Shteti “në këmbë” për situatën, Rama mbledh Shtabin e Emergjencave
Image: 0197220537, License: Rights managed, Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a press conference announcing the candidate status for Albania to the European Union in Tirana on June 24, 2014. Albania cleared the first hurdle on its long path to European Union membership on June 24, with the EU granting candidate status on the country's fourth try. Albania has failed to win the coveted status three times since 2009., Place: ALBANIA, Model Release: No or not aplicable, Credit line: Profimedia.com, AFP

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur në mesditë Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar në vend nga reshjet e dendura të shiut.

Rama ka thënë se të gjitha strukturat janë të angazhuar për të përballuar sa më mirë të jetë e mundur situatën e krijuar.

“Të gjitha strukturat nën drejtimin e ministrave dhe të personave përgjegjës janë angazhuar për ta përballuar sa më mirë të jetë e mundur një gjendje që realisht është vërtetë e pazakonshme sa i përket reshjeve të parashikuara”, tha Rama.


Qarqet më të prekura janë Durrësi, Tirana, Dibra, Lezha dhe Gjirokastra. Gjatë raportimit të tij, shefi i Emergjencave, Shemsi Premçi, ka raportuar për situatën ku ka përmendur si situata po menaxhohet më së miri.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha se nën ujë ndodhet vetëm 80 hektarë tokë. Ndërkohë kanalet kryesore kulluese janë të pastruar dhe efektiv. Ndërsa ministri i Transporteve Sokol Dervishaj vuri në dukje se në të gjithë vendin ujësjellësat janë në punë, ndërsa po punohet për zhbllokimin e autostradës Tiranë- Durrës. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori