LAJMI I FUNDIT:

Prokurori Schwendiman: Nuk do të ketë drejtësi selektive

Prokurori Schwendiman: Nuk do të ketë drejtësi selektive

Prokurori i Gjykatës Speciale me bazë në Hagë, David Schwendiman, ka deklaruar veprimet procedurale do të ndërmerren në kohën e duhur, sa më shpejt që është e mundur, por edhe aq sa e lejojnë kushtet dhe procedurat.

Këto komente ai i bëri pas takimit me ministren e drejtësisë, Dhurata Hoxha, ku tha se procesi do të jetë objektiv, nuk do të ketë drejtësi selektive.


Prokurori special tha se të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe do të gjykohet përgjegjësia individuale e jo përgjegjësia e ndonjë grupi apo përgjegjësia e ndonjë organizate.

Në takim me Prokurorin special, Schwendiman, ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional për çështjet e ngritura.

“Jam zotuar dhe e përkushtuar që të respektoj pavarësinë e Prokurorit special në punën e tij dhe brenda kompetencave, do të ofrojë mbështetje në pajtim me ligjin dhe mandatin tim”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.

Schwendiman përgëzoi ministren Hoxha për punën e saj dhe theksoi se sa i takon Zyrës së Prokurorit special, është i përkushtuar që puna e tij të jetë e pavarur, e paanshme dhe transparente./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
A ka lidhje mes policëve dhe grupit të Sekiraqëve? - Flet kryeshefi i IPK-së

A ka lidhje mes policëve dhe grupit të Sekiraqëve? - Flet kryeshefi i IPK-së

Siguri
Media zvicerane: Popullsia e Kosovës po tkurret

Media zvicerane: Popullsia e Kosovës po tkurret

Lajme
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Rama nga Milano: Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat, siç ju ndodhi tragjikisht atyre të Greqisë

Rama nga Milano: Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat, siç ju ndodhi tragjikisht atyre të Greqisë

Lajme
Kalo në kategori