LAJMI I FUNDIT:

Jolevski: Është koha që Maqedonia të integrohet në strukturat euroatlantike

Jolevski: Është koha që Maqedonia të integrohet në strukturat euroatlantike

Ngjarjet gjatë dy viteve dhe vala e migrantëve treguan se vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore janë mes vete të varura në pikëpamje të sigurisë, për këtë arsye nevojitet që të kërkojmë përgjigje të sfidave të përbashkëta, porositi ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, në takimin e sotëm ministror të Bashkëpunimit për mbrojtje të Evropës Qendrore dhe një pjesë e vendeve nga Evropa Juglindore, i cili u mbajt në Vjenë, Austri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Është koha që Evropa në mënyrë strategjike të mendojë për sigurinë dhe stabilitetin dhe Maqedonia sa më shpejtë të integrohet në strukturat euroatlantike. Maqedonia do të vazhdojë me zbatimin e reformave në të gjitha sferat dhe përmbushjen e kritereve politike dhe ekonomike, për shkak se kjo është e barabartë për qytetarët, por edhe për integrimet euroatlantike’, tha ministri Jolevski.

Jolevski theksoi se shteti është i përgatitur për bashkëpunim bilateral efikas dhe praktik dhe bashkëpunim rajonal në mbrojtje të vendeve nga EQJ. /Telegrafi/