Në shumicën e spitaleve në Perëndim është shfaqur i ashtuquajturi top kikirik, i cili goxha shumë ua lehtëson lindjen nënave të ardhshme.
Njëra ndër spitalet e para në të cilat ky top është përdorur në praktikë është Qendra universitare mjekësore e Bannerit në Finlandë, madje falë infermiereve – Emily Botsios dhe Christina Tussey.
Ato kanë bërë studimin e efektshmërisë së tij, të cilin e kanë botuar në Revistën për obstetrikë, gjinekologji dhe kujdes neonatal, transmeton Telegrafi.
Sipas tyre, topi të cilin shtatzënat mund ta vendosin në shumë poza të ndryshme, vërtet ndihmon në ndarjen e shpejtë të komblikut dhe i mundëson bebes ardhje më të lehtë në këtë botë.
Suksesi është edhe më i madh nëse përdoret gjatë dhimbjeve të para, faza e parë e lindjes mund të shkurtohet madje për 90 minuta, ndërkaq faza e dyta mesatarisht për 22.
Veç kësaj, në spitale, të cilat kanë futur përdorimin e topit në rutinën e përditshme të tyre, është vërejtur që është zvogëluar dukshëm numri i intervenimeve me vakuum, si edhe është zvogëluar nevoja për shtypjen e barkut.
Ekipi i Bannerit ka bërë edhe një hulumtim me të cilin është zbuluar që te 21 për qind e shtatzënave që kanë përdorur topin është shtyrë prerja cezariane, ndërsa vetëm te 10 për qind të cilat e kanë përdorur topin ka qenë e detyruar të bëhet prerja cezariane.
Duke e parë efektin e përdorimit të topit kikirik, shumica e spitaleve kanë filluar ta fusin në rutinë të përditshme të shtatzënave.
Ajo që është e rëndësishme të përmendet është që topi patjetër duhet t’i përshtatet peshës dhe gjatësisë së shtatzënës – topi tepër i vogël mund të mos ketë efekt, ndërkaq tepër i madh mund të shkaktojë më shumë dhembje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë13 situata në të cilat vazelina është e domosdoshme: Nuk e keni idenë sa është efikase
Si ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë