Gjithë fajin për fryrjen e listave të veteranëve e ka politika dhe hierarkia ushtarake, e jo veteranët apo zinxhiri komandues, thotë kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati.
Në një intervistë për KosovaPress, Gucati ka thënë se ligji aktual mundëson fryrjen e listave, për këtë edhe duhet të ndryshohet ligji.
Ai gjithashtu ka shprehur pakënaqësinë për faktin që listat e veteranëve ende nuk i janë dorëzuar organizatës që ai e drejton.
I pari i veteranëve të UÇK-së thotë se ka ardhur në krye të OVL-UCK-së me qëllim që të përmirësojë imazhin e kësaj organizate dhe të punojë për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve të luftës së UÇK-së.
“Ne kemi ardhur për një ndryshim në Organizatën e Veteranëve të Luftës së bashku me shokët, me kryesinë e re që e kemi bërë. Plani jonë është që në rend të parë të bëhet ndryshimi i Ligjit për vlerat e luftës dhe për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës… Pikërisht ky ligji që po them se duhet të ndërrohet ka dhënë mundësinë që të futet gjithkush në listën e veteranëve të luftës. Është e vërtetë se unë e kam thënë më herët, listat neve nuk na përkasin si OVL, ne ende nuk e dimë numrin e saktë të veteranëve. Komisioni qeveritar dhe Qeveria listat nuk i ka dërguar në OVL-UÇK. Këtu ka të bëjë politika dhe hierarkia ushtarake, zinxhiri komandues”, tha Gucati.
Ai tha se në opinion është krijuar keqkuptim, pasi që sipas tij fryrja e listave është bërë te pagat e pensioneve.
“Është edhe një keqkuptim në opinion, por edhe tek shokët tonë, se fryrja e listave është bërë te pagat e pensioneve. Ne jemi dëshmitarë të kohës se disa kolegë tonë që kanë punuar nëpër kompani private e kanë lëshuar punën, për arsye se kanë punuar për 220-230 euro. Tash ata kanë lëshuar punën se i marrin 170, këndej dhe për mos me shkua me punua për 30 euro më shumë, për arsyeje se në mëngjes po iu dashka me u zgjua herët dhe kanë atëherë edhe shpenzime tjera, ndërsa 170 euro i kanë të garantuara me Ligj të veteranit, këtu është fryrja e listave te pagat. E dyta, që kanë marr një pjesë e shokëve të mi, veteranë që kanë marrë ndihmën sociale, edhe ata kanë dalë prej skemës sociale dhe kanë hyrë në skemën pensionale e kjo është fryrja e ligjeve që është bërë në Qeveri, se Qeveria thotë 28 mijë, ndërsa ne e dimë që marrin paga 23 mijë e 800 veteranë, e jo 28 mijë, se me shifra nuk është mirë të luhet”, tha ai.
Se a ka ndonjë fakt në duar e cila ia lehtëson Gucatit që të largojë nga lista të ashtuquajturit veteranë, ai tha derisa nuk kanë listë zyrtare nga Qeveria, mund të vazhdohet të flitet vetëm me ‘fjalë të kafeve’.
“Realisht ne faktet ende nuk kemi, përderisa Qeveria nuk na i dërgon neve listat për me e ditë ne sa është numri gjithsej i veteranëve, krejt këto janë spekulime, mundem me thënë ‘fjalë të kafeve’’. Edhe për individë të caktuar, qysh keni dëgjuar ju si mediume kemi dëgjuar edhe ne për listat e fryme, por ne realisht nuk e dimë ende pa na ardhur listat në organizatë”, ka thënë Gucati.
Megjithatë, Gucati tregon se me ligj do të kërkojë të rregullojë Ditën e Çlirimit të vendit që tani nuk ekziston, dhe po ashtu do të kërkojnë që me ligj të bëhet mbrojtja e vlerave të luftës, ndërsa do të kërkojnë që edhe arrestimi veteranit të luftës të përcaktohet me ligj.
Me ardhjen e tij në krye të kësaj organizate, për mos plotësim të kërkesave të tyre apo problemeve të tjera, siç ka ndodhur më herët të dilet në rrugë, Gucati nuk e ka anashkaluar si mundësi në rast se Qeveria nuk i realizon të drejtat që iu takojnë me ligj.
“Nuk besoj se do ta përdori rrugën, nëse na imponohet fort, por nuk e kemi ndërmend që të dalim në rrugë për gjithçka, kur them për gjithçka, për sene që ndoshta janë shumë të imta dihet pse veterani i luftës duhet të dali në rrugë. Unë rrugën nuk e preferoj shumë, kam thënë edhe në një deklaratë më herët, rrugën vetëm ndoshta se na imponon shteti apo qeveria, por për çdo send në rrugë nuk do dalim”, deklaroi Gucati.
Ndryshe, përfaqësuesi i organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së tha se për hartimin e ligjit ka edhe përkrahjen e Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës, të cilët i kanë premtuar atyre që do paguajnë pesë ekspertët për ndryshim të ligjit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
BDI: Shkarkimi i Ilire Dautit, tentim i turpshëm për të kaluar ligjin e “branitellave” me çdo kusht
Shaqiri: BDI nuk ka të drejtë morale të flet për drejtësi
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Ish-atasheu i Kosovës në SHBA: Kosova, partner i vogël, por i besueshëm i SHBA-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025