LAJMI I FUNDIT:

City befasohet në fund, por vazhdon në vendin e parë (Video)

City befasohet në fund, por vazhdon në vendin e parë (Video)

Manchester City ka barazuar ndaj Middlesbrough me rezultat 1-1.

Vendasit dominuan gjatë gjithë takimit, por u befasuan në fund.

cwgqjgaw8aa1tkh


City kishte shumë raste, por goli i parë në këtë takim erdhi nga Sergio Aguero në minutën e 43-të pas një asistimi nga Kevin De Bruyne.

Në pjesën e dytë vendasit kishin raste të mira me anë të Agueros, por porta e Victor Valdes nuk u prekë  më.

cwgwjxiwqaq9vnt

Kur të gjithë menduan se City do të fiton në këtë takim, në skenë doli Marten de Roon me një gol me kokë në minutat shtesë të takimit.

Pas këtij barazi Man City vazhdon në vendin e parë me 24 pikë, kurse Middlesbrough në pozitën e 14-të me 11 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola është ndaj Crystal Palace. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Ob_beIfd8wY

https://www.youtube.com/watch?v=FxoVNqdpcgw