LAJMI I FUNDIT:

Rrëfehen motrat e mitura shqiptare, që filmuan babanë duke abuzuar seksualisht me to (Video)

Rrëfehen motrat e mitura shqiptare, që filmuan babanë duke abuzuar seksualisht me to (Video)

Ranë pre e abuzimit seksual nga njeriu që duhej t’i mbështeste në jetë – babai i tyre. Nën një presion fizik dhe psikologjik dhe me gjithë familjen kundër, dy motrat e mitura gjetën guximin të vërtetonin në sytë e të afërmve të tjerë abuzimin e të atit dhe ta denonconin atë.

Historia e tyre, e cila nis në Greqi dhe përfundon në Tiranë, e ka rrëfyer motra më e madhe.


“Biseduam me xhaxhallarët që ishin në Greqi, por edhe ata nuk na besuan. Përmes kamerës së tabletit bëmë videon dhe ua treguam xhaxhallarëve”, thotë ajo.

Por, edhe pas kësaj prove të guximshme të realizuar nga motrat, familja sërish nuk i përkrahu. Në këto kushte, dy vajzat u detyruan të arratiseshin nga banesa ku qëndronin me të atin në Greqi dhe të ktheheshin në Shqipëri me shpresën se do të bindnin familjarët për abuzimin që u bëhej. Dhe, kur sërish nuk gjetën përkrahje, ato vendosën t’i drejtoheshin Policisë.

Të vendosura që këtë betejë ta vazhdojnë deri në dënimin e babait, dy motrat kanë mall vetme për vëllain dhe motrën më të vogël.

“Për familjen jo”, thotë vajza.

Ndërkohë, babai i vajzave, i arrestuar, së shpejti pritet të dalë në gjykatë, ku prova më e fortë janë vajzat e tij dhe videoja e realizuar. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori