LAJMI I FUNDIT:

Grevë në Spanjë kundër detyrave të shtëpisë

Grevë në Spanjë kundër detyrave të shtëpisë

Mijëra prindër në Spanjë nisën një grevë kundër shkollave shtetërore këtë javë, për shkak të sasisë së madhe të detyrave të shtëpisë që u jepen fëmijëve.

Si pjesë e grevës, nxënësve të 12 mijë shkollave në vend do t’i kërkohet që të mos bëjnë detyra shtëpie në fundjavë, gjatë gjithë muajit nëntor.

Aleanca spanjolle e Shoqatave të Prindërve, e cila organizoi grevën, tha se detyrat e shtëpisë janë të dëmshme për fëmijët.


Sipas një raporti të vitit 2012 nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Spanja është një nga vendet që cakton më shumë detyra shtëpie për nxënësit.

Raporti i “Pisa”-s zbuloi se fëmijët dhe adoleshentët spanjollë kanë 6.5 orë detyra shtëpie në javë, në krahasim me 4.9 orë të mesatares së 38 vendeve.

Spanja ishte e 11-a në listën me 64 vende për ngarkesë detyrash shtëpie. Por, ngarkesa me detyra shtëpia nuk përkthehet detyrimisht në rezultatet më të mira dhe nxënësit spanjollë, tradicionalisht kanë pasur rezultate të dobëta në matematikë, shkenca dhe lexim.

Në kontrast, Finlanda dhe Koreja e Jugut, dy vende me performancat më të mira studentore, i japin më pak se 3 orë detyra në javë nxënësve.

Kritikët në Spanjë thonë se arsimi në vend bazohet ende te metoda e mësimit përmendësh, diçka që pranohet gjerësisht si e dështuar në fushën e arsimit.

Debati për detyrat e shtëpisë është i pranishëm edhe në shumë vende të tjera dhe nuk janë vetëm prindërit e shqetësur.

Një mësuese në Teksas i dërgoi letër familjeve të nxënësve, ku i thoshte se nuk do t’i caktonte detyra shtëpie, që ata të kalonin më shumë kohë me familjet.

Një shkollë në Britani hoqi dorë nga detyrat e shtëpisë për të praktikuar një qasje më të pavarur ndaj mësimit.

Ndërsa në Korenë e Jugut, autoritetet po konsiderojnë mundësinë që të reduktojnë edhe më tej detyrat e shtëpisë për nxënësit.

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Azia
Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Evropa
Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori