LAJMI I FUNDIT:

Petkovski së bashku me ‘Platforma për lindje të barabartë’ nënshkruan deklaratën për ndryshime ligjore në Ligjin për abort

Petkovski së bashku me ‘Platforma për lindje të barabartë’ nënshkruan deklaratën për ndryshime ligjore në Ligjin për abort

Kryetari i PRSD-së, Tito Petkovski, dje në hapësirat partiak është takuar me përfaqësuese të ‘Platforma për lindje të barabartë’, Sneshka Iliq dhe kanë nënshkruar Deklaratën për ndryshime të Ligjit për ndërprerje të shtatzanisë dhe për të siguruar mbrojtjen e shëndetit riprodhues dhe të drejtat e grave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“PRSD angazhohet për të siguruar që ligjvënësit të sigurojnë transparencë dhe pjesëmarrjen e të gjithë të interesuarve, duke përfshirë organizatat e shoqërisë civile në procesin e miratimit për legjislacionin e ri, me çka do të ndjekin të gjitha rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe detyrimet sipas dokumenteve kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njerëzve.


Petkovski theksoi se PRSD, si parti me ideologji të orientuar e majtë ka detyrim dhe detyrë si borxh si pjesë e axhendës së saj politike për të luftuar heqjen e të gjitha pengesave institucionale dhe ligjore për vendosjen e barazisë midis burrave dhe grave”, u tha nga PRSD. /Telegrafi/