LAJMI I FUNDIT:

U mbajt takimi i bordit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit

U mbajt takimi i bordit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit

Bordi Ekzekutiv i Menaxhimit të Integruar të Kufirit ka mbajtur takimin e radhës në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Zëvendësministri i ministrisë së Punëve të Brendshme,Valdet Hoxha, si kryesues i këtij bordi dhe në cilësinë e Koordinatorit Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (MIK), i falënderoi anëtarët e Bordit Ekzekutiv për angazhimin e tyre në zbatimin e aktiviteteve që rrjedhin nga Strategjia dhe Plani i veprimit për MIK.

“Zëvendësministri Hoxha gjatë këtij takimi konstatoi progresin që është bërë në implementimin e konceptit të Menaxhimit të Integruar të Kufirit dhe po ashtu kërkoi nga të gjitha autoritetet e MIK-ut, siç janë Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, që përmes një angazhimi të përbashkët të lehtësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, si një element kyç që bazohet BE-ja, e që ka të bëjë me sistemin efektiv të kontrollit dhe menaxhimit kufitar”, thuhet në njoftimin për media.


Po ashtu Hoxha gjatë këtij takimi, kërkoi nga autoritetet e MIK-ut që të vazhdojë ngritja e performances në Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit (QKMK) dhe në këtë kontekst u dakorduan, që të funksionojë grupin punues për analizimin e gjendjes në QKMK dhe daljen me rekomandime specifike në drejtim të implementimit të planit zhvillimor të qendrës.

Strategjia dhe Plani i Veprimet për MIK janë dokumente fleksibile të cilat mund të plotësohen dhe ndryshohen në vazhdimësi në aspektin e zbatimit gradual të parametrave, objektivave, veprimeve dhe proceseve të punës, në sferën e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve, duke iu përshtatur rregullave dhe mundësive në përputhje me gjendjen në terren, interesat strategjike të Republikës së Kosovës dhe ndryshimeve brenda standardeve të BE-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori