LAJMI I FUNDIT:

Shyqyri Haxha shpallet i pafajshëm

Shyqyri Haxha shpallet i pafajshëm

Ish-kryeshefi i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha, është liruar nga akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ai u shpall i pafajshëm sot nga trupi gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në seancën e fundit, prokurorja Fikrije Fejzullahu kishte kërkuar dënimin e Haxhës ndërsa avokati i tij dhe vetë Shyqyri Haxha kanë kërkuar pafajësinë.

Haxha akuzohej se brenda periudhës 2009- 2011 ka keqpërdorur pozitën ngase ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme pagesën e qirasë dhe ngarkesave tjera në vlerë prej 2.000 eurosh për çdo muaj, e cila shumë arrin në gjithsej 53.000 euro.


Prokuroria pretendonte se 28 mijë euro nga kjo shumë Haxha i kishte tërhequr në para të gatshme, ndërsa pjesën tjetër prej 25 mijë eurove me anë të xhirollogarisë bankare. /Kallxo/Telegrafi/