LAJMI I FUNDIT:

Të mërkurën e ardhshme nuk do të jetë në rend të ditës kushtetutshmëria e PSP-së

Të mërkurën e ardhshme nuk do të jetë në rend të ditës kushtetutshmëria e PSP-së

Të mërkurën e ardhshme Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancën e parë me kryetarin e ri, Nikolla Ivanovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Iniciativa për vlerësimin Kushtetues dhe Ligjshmërisë së Ligjit për PSP-së nuk është në rend të ditës.

Nuk është asnjë iniciativë e bashkuar për zgjedhjet e shpallura të zgjedhjeve të parakohshme. Gjyqtarët kushtetues të mërkurën do të diskutojnë mbi ligjshmërinë e neneve të Ligjit për akciza, të Ligjit për kadastër të patundshmërive, Ligji për sigurim pensional dhe invalidor.


Nikolla Ivanovski për kryetar të Gjykatës Kushtetuese u zgjodh më 17 tetor, kurse më 1 nëntor, ai zyrtarisht u bë kreu i gjykatës. /Telegrafi/