LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Norvegjia do të thellojnë bashkëpunimi në lëmin e drejtësisë

Kosova dhe Norvegjia do të thellojnë bashkëpunimi në lëmin e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha,  sot, ka takuar, ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Per Strand Sjaastand. Në takim u shpreh gatishmëria e dyanshme për thellimin e bashkëpunimit në drejtësi.

Kosova dhe Norvegjia kanë marrëdhënie shumë të mira dhe këto marrëdhënie mund të thellohen edhe në Drejtësi, në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, thuhet në njoftim.

“Jemi të interesuar ta thellojmë bashkëpunimin me Norvegjinë duke e ngritur atë në nivel të marrëveshjeve dypalëshe për drejtësinë, që do të ishte në interes të qytetarëve dhe dy shteteve tona”, tha Hoxha, duke vënë në pah përkushtimin për sundimin dhe zbatimin e ligjit.


Ambasadori Per Strand Sjaastand, theksoi se Norvegjia përkrah angazhimet e Kosovës në agjendën euro-integruese dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, duke ofruar mbështetje në këto procese veçanërisht në sundimin e ligjit dhe thellimin e bashkëpunimit në lëmin e drejtësisë. /Telegrafi/