LAJMI I FUNDIT:

Ngadalësohet aktiviteti i biznesit në Eurozonë

Ngadalësohet aktiviteti i biznesit në Eurozonë

Aktiviteti i biznesit në Eurozonë u ngadalësua gjatë muajit të kaluar, duke treguar se rimëkëmbja e bllokut nuk po shton vrull. Për të dytin muaj radhazi, firmat i mbajtën çmimet e pandryshuara pavarësisht rritjes së kostove në normën më të shpejtë që prej Korrikut 2015.

Kjo i shton vështirësitë Bankës Qendrore Europiane për të nxitur inflacionin. Indeksi i kompanisë Markit, që hartohet nëpërmjet sondazheve të kompanive në sektorin privat, shënoi 53.3 pikë në muajin Tetor, poshtë pritshmërive.

Në 50 pikë, indeksi ndan rritjen nga tkurrja. Indeksi tregon për një rritje me 0.3 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, duke treguar se tremujori i katërt mund të mos ndryshojë nga i dytë dhe i treti, pavarësisht stimujve të BQE.


Një perspektivë e qëndrueshme por jo e fortë mbi ekonominë mund të nxisë bankën që të modifikojë programin e blerjes së titujve të borxhit, apo ta zgjasë përtej Marsit 2017.

Lehtësimi monetar që vazhdon prej vitesh ka dështuar të çojë inflacionin në objektivin pranë 2 për qindëshit të Bankës Qendrore, megjithatë, indeksi PMI tregoi se çmimet e inputit janë rritur ndjeshëm, kryesisht prej kostos së punonjësve dhe çmimeve të naftës. /Telegrafi/