LAJMI I FUNDIT:

Daka: KQZ e gatshme të kontribuojë në reformën zgjedhore

Daka: KQZ e gatshme të kontribuojë në reformën zgjedhore

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka ka thënë se institucioni që ajo drejton është i gatshëm të japë kontributin e saj në reformën zgjedhore.

“Para katër viteve ka filluar një reformë zgjedhore por për shkak të rrethanave nuk është përfunduar kurrë. Ne si KQZ do të jemi të gatshëm të japim kontributin tonë gjatë reformës zgjedhore”, ka thënë Daka.


Ajo ka shtuar se do të ishte mirë që të kemi thjeshtim të procesit zgjedhor, pastaj pastrimit të listave të votuesve.

Daka ka kërkuar po ashtu që të largohet votimi me kusht si dhe të bëhet implementimi i teknologjisë tek identifikimi i votuesve./Telegrafi/