LAJMI I FUNDIT:

Rusia miraton ligjin që dënon me burg sportistët që rezultojnë pozitiv në doping

Rusia miraton ligjin që dënon me burg sportistët që rezultojnë pozitiv në doping
Russian Track and Field Championships - Women's long jump - Cheboksary, Russia, 21/6/16. An athlete during a training session. REUTERS/Sergei Karpukhin/Files

Rusia ka miratuar një ligj të ri, sipas të cilit parashikohet përgjegjësi penale për sportistët që përdorin doping dhe dënim me gjobë deri në rreth 14.700 euro.

Sipas Anadolu Agency, ligji i ri i miratuar në parlamentin rus parasheh që sportistët në Rusi të cilët do të përdorin doping mund të dënohen me burg, por aty specifikohet që mund të ketë edhe gjobë në të holla e cila mund të shkoj deri në një milion rubla ruse apo 14.700 euro.


Ligji i ri vjen me qëllim të forcimit të sistemit anti-doping në Rusi, i cili viteve të fundit ka shënuar skandale të shumta me dopingun, teksa ky sistem synon të përshtatet edhe me standardet e Agjencisë Botërore Anti-Doping (WADA).

Në raportin e publikuar në këtë vit nga WADA, thuhet se sportistët rusë në mënyrë sistematike marrin doping, dhe kërkoi të pamundësohet pjesëmarrja e sportistëve rusë në Lojërat Olimpike në Rio 2016.

Gjithashtu, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në mesin e 389 sportistëve rusë, lejoi pjesëmarrjen e 271 sportistëve në Lojërat Olimpike në Rio, ndërkohë që Komiteti Paraolimpik (IPC) nuk ka lejuar pjesëmarrjen e asnjë sportisti rus në Lojërat Olimpike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori