LAJMI I FUNDIT:

Albulena Haxhiu: Blerta Deliu, Kuvendin e konsideron sfilatë mode

Albulena Haxhiu: Blerta Deliu, Kuvendin e konsideron sfilatë mode

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj deklaratave të koleges së saj nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se deklaratat e Deliu- Kodrës janë në nivel me mashtrimin dhe hipokrizinë, tipar i përbashkët i “klanit Pronto”!

Tutje Haxhiu ka shtuar se Blerta Deliu, e cila e konsideron Kuvendin si sfilatë mode, më së paku mund të flas për mbrojtjen e interesave të qytetarëve.


Postimi i plotë:

“Pas shumë reagimeve, vendosa sot ta përcjellë bisedën në INTERAKTIV, të Blerta Deliu Kodra.
Përnjëmend është në nivel me mashtrimin dhe hipokrizinë, tipar i përbashkët i “klanit Pronto”!
E njëjta me shumë mllef flet për veprimet e opozitës përbrenda Kuvendit të Republikës së Kosovës, por ama refuzon të flas kur i bëhet pyetje për rastet e kryetarëve të PDK-së, të cilët janë duke u hetur për korrupsion e keqpërdorim të detyrës zyrtare! (që as me 10 gishtat e dorës nuk i numron dot)
Fatmirësisht që Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka deputetë, që janë në gjendje të vetëflijohen për të mbrojtur interesat e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të Republikës.
Me veprimet tona, ne kemi parandaluar bosnjëzimin e mundshëm të Kosovës përmes “Zajednicës” dhe faljen e territorit përmes marrëveshjes që e ka nënshkruar ish shefi i saj, tani i ashtuquajturi President, Hashim Thaçi, sa për Blerta Deliun dhe sojin e saj, ato projekte të dëmshme qysh moti do të jetësoheshin.
Blerta Deliu, e cila e konsideron Kuvendin si sfilatë mode, më së paku mund të flas për mbrojtjen e interesave të qytetarëve.
Nuk më kujtohet ndonjë veprim i saj në favor të Republikës dhe qytetarëve madje është po e njëjta e cila, jo rallë herë, me votën e saj ka dëmtuar interesat e Republikës.
Po e përmend këtu, votimin e ligjit për amnistimin e kriminelëve serb, marrëveshjen e 19 prillit, kundërshtimin në parim të pligjit për njohjen e statusit të grave të dhunuara gjatë luftës por poashtu edhe votimin e Gjykatës e cila ka për qëllim njollosjen e luftës së drejt të UÇK-së!
Qytetarët e Republikës, e sidomos ata në të cilët e njëjta shpesh thirret, votuesit e Skenderajit, do të duhej ta ndëshkonin me votë këtë soj të deputetes!
Dhe në fund, nuk ua japim mundësinë që një subjekti që ndryshe njihet si “klani Pronto”, ku ajo bën pjesë, ta mendojë koalicionin me ne!
Ju duhet të jepni llogari për gjitha keqpërdorimet e pasluftës, për fajin e së cilave sot qytetarët po ikin nga Kosova, gjysma tjetër janë të papunë dhe të tjerë në varfëri, në ndërkohë ju keni krijuar milionat!”(sic.)/Telegrafi/