Me një vendim të Qeverisë së Maqedonisë për marrjen e një borxhi prej 60 milionë eurove, borxhi i përgjithshëm i Maqedonisë ka arritur në mbi 50 për qind të Bruto Prodhimit Vendor, apo në rreth 4 miliardë e 760 milionë euro. Ky borxh është më i larti që nga pavarësia e Maqedonisë, 25 vjet më parë, njofton REL.
Sipas të dhënave të Bankës Popullore dhe të Entit të Statistikave, çdo qytetar i Maqedonisë ka borxh prej 2.370 euro. Apo sipas një vlerësimi tjetër, gjatë tërë këtij vitit, qeveria ka marrë nga 2 milionë euro borxh në ditë.
Nga Ministria e Financave, thonë se borxhet kryesisht kanë të bëjnë me mbulimin e deficitit buxhetor, për investime kapitale dhe shlyerjen e detyrimeve tjera financiare. Por, të kundërtën e thonë ekspertët e çështjeve ekonomike.
“Problemi me borxhin e jashtëm qëndron në atë se pjesa më e madhe e parave që merren nuk kanë një destinacion të qartë të shpenzimit të tyre. Në fakt, tek njohësit e çështjeve ekonomike apo edhe tek opinioni në përgjithësi, krijohet përshtypja se borxhi merret për të mbuluar shpenzimet e mëparshme, apo të gjitha premtimet e qeverisë për rritjen e pensioneve, të asistencës sociale apo edhe të rritjes së pagave të punonjësve të administratës publike”.
“Kjo është shumë shqetësuese dhe mendojmë se ndodhemi në kufijtë e një krize ekonomike me pasoja të rënda”, thotë Marjan Petreski, profesor në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Shkupit.
Ndërkohë, Arben Halili, ekspert i ekonomisë dhe ish-drejtues i Odës ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore, thotë se gjendja është alarmante dhe se pasojat e borxhit më së shumti do t’i ndjejnë qytetarët.
“Rritja e borxhit publik definitvisht ka tejkaluar të gjitha mundësitë e ballafaqimit ose peshën që mund të bart buxheti i Maqedonisë dhe në këtë drejtim sigurisht që barrën që duhet ta bartin qytetarët do të jetë shumë e rëndë”.
“Vet fakti se çdo qytetar i Maqedonisë është i ngarkuar me një borxh publik prej 2 mijë eurove, dëshmon se Maqedonia po përballet me një gjendja alarmante e cila arrin të kamuflohet në mënyrë të jashtëzakonshme nga pushtetmbajtësit”, thotë Halili.
Sipas tij, gjendja e tillë është pasojë e investimeve të shumta jo produktive, përfshirë edhe ato në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.
Ai thotë se sikur milionat e harxhuar për këtë projekt kundërthënës të investoheshin në infrastrukturë, sigurisht se gjendja do të ishte më e mirë.
Edhe profesori Marjan Petreski, thotë se sikur këto para të shfrytëzoheshin vërtetë për qëllime ekonomike, investime apo mbështetjen e biznesit me siguri se pasojat do të ishin shumë më të vogla.
“Askush nuk e konteston marrjen e borxhit për ndërtimin e rrugëve, apo për ngritjen e infrastrukturës në arsim, shëndetësi apo edhe në infrastrukturën informatike, e kështu me radhë. Pra, e gjithë kjo shihet si investim produktiv, por jo edhe destinimi i tyre për rritje pagash apo për qëllime tjera politike”, thotë Petreski.
Banka Botërore në raportin e fundit i kishte tërhequr vërejtjen qeverisë lidhur me politikën e borxheve.
Ajo nuk e ka paraqitur problem marrjen e borxheve, por destinimin e tyre. Ekspertët thotë se kthimi i borxheve do të jetë një proces shumë i vështirë, por që kjo të mund të arrihet duhet që menjëherë pas zgjedhjeve, cila do parti që të formoj qeverisë duhet urgjentisht të ndryshojë politikën e borxheve apo të heq dorë nga huamarrja joproduktive, pasi në të kundërtën pasojat do të jetë të mëdha për qytetarët e Maqedonisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A