LAJMI I FUNDIT:

Imazhet rrëqethëse, ky është Çernobili 30 vjet më pas (Video)

Imazhet rrëqethëse, ky është Çernobili 30 vjet më pas (Video)

I rrethuar nga tela me gjemba dhe i braktisur nga njerëzit, qyteti i Çernobilit në Ukrainë mund të jetë fare mirë një sinonim i rrënimit.

Tridhjetë vite më pas, ai dhe qytetet fqinje vazhdojnë të jenë të pabanuara, ndonëse nivelet e ndotjes kanë rënë ndjeshëm. Aty dikur mund të gjeje një pallat, sot natyra e ka shndërruar në një grumbull shkurresh e pemësh.

Në prill të vitit 1986, reaktori numër 4 i impiantit nuklear të Çernobilit shpërtheu duke qliruar në atmosferë rreth 400 herë më tepër material radioaktiv se sa bomba atomike e hedhur në Hiroshima në fund të Luftës së Dytë Botëore.


Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve sovjetike për ta izoluar në një “guackë” betoni përzierjen e mbetjeve nukleare, ndotja u përhap me një shpejtësi të madhe.

Megjithatë, imazhet përndjekëse të ndërtesave të braktisura, ku duket se jeta ka ndaluar në një çast krejt papritur, mund të mos vazhdojnë të jenë të tilla edhe për shumë kohë. Qeveria ukrainase, së fundmi ka hartuar një plan për ta kthyer zonën përreth Çernobilit në një fermë energjie diellore, transmeton tema.

Aty pritet të ngrihet një numër i madh panalesh diellore, të cilët do të sigurojnë energji për vendin, duke bërë që çmimi i saj të ulet dhe gjithashtu të bjerë edhe influenca ruse në vend.

Në trend Botë

Më shumë
Trump pritet ta tërheq SHBA-në nga Këshilli i Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara

Trump pritet ta tërheq SHBA-në nga Këshilli i Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara

Amerika
Rubio thotë se El Salvadori është

Rubio thotë se El Salvadori është "pajtuar të pranojë të dëbuar nga SHBA të çdo kombësie", përfshirë kriminelët amerikanë

Amerika
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Botë
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Botë
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Greqia
Kalo në kategori