LAJMI I FUNDIT:

Spitali i Përgjithshëm në Podujevë funksionalizohet vitin e ardhshëm

Spitali i Përgjithshëm në Podujevë funksionalizohet vitin e ardhshëm

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në një takim ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmani, i cili i dorëzoi kryetarit Veliu vendimin për themelimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë.

Në takimin e sotëm të kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, me ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe zëvendësministrin Izet Sadiku, është biseduar për hapat që do të ndërmerren për funksionalizimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë, pas vendimit për themelimin e tij.

Me këtë rast ministri Rrahmani në mënyrë simbolike i ka dorëzuar vendimin për themelimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë.


Kryetari Veliu tha se në bazë të vendimit të Kuvendit Komunal të Podujevës, ministri i Shëndetësisë, duke përfillur edhe procedurat ligjore, javën që shkoi ka marrë vendim për themelimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë.

“Falënderoi ministrin Rrahmani, i cili me prezencën e  tij sot, ka dashur që edhe në mënyrë simbolike të ma dorëzoj vendimin për themelimin e Spitalit. Pa dyshim se Themelimi i Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë do të krijojë lehtësira për qytetarët tanë, të cilët për t’i marrë shërbimet e ndryshme mjekësore, deri më tani i janë drejtuar Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, tha kryetari Veliu.

Kryetari Veliu tha se bashkë me ministrin Rrahmani diskutuan për modalitetet dhe hapat që do të ndërmerren në funksionalizimin e Spitalit të Qytetit në Podujevë.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se vendimi për themelimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë është marrë duke iu përgjigjur vendimit të Kuvendit Komunal të Podujevës për themelimin e këtij institucioni, që do të ofrojë shërbime sekondare shëndetësore.

“Themelimi i këtij spitali do të thotë shumë për ngritjen e kapaciteteve shëndetësore dhe që ato të jenë sa më afër qytetarëve të Rajonit të Llapit”, tha ministri Rrahmani.

Lidhur me funksionalizimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë do të krijohet një grup punues i përbashkët i Komunës dhe Ministrisë, i cili do të përcaktojë dinamikat dhe objektivat e shërbimeve që do të ofrojë ky institucion shëndetësor.

Ministri Rrahmani tha se në këtë spital qytetarët do të mund të marrin shërbime pediatrike, internistike, gjinekologjike, kirurgjike dhe emergjenca.

Kryetari Veliu dhe ministri Rrahmani thanë se shërbimet e para në Spitalin e Përgjithshëm në Podujevë, qytetarët do të mund t’i marrin gjatë vitit 2017.

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori