LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Miqësia me Austrinë është vlerë e veçantë e shtetit tonë

Hoxha: Miqësia me Austrinë është vlerë e veçantë e shtetit tonë

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka takuar sot anëtarët e Shoqatës së “Miqësisë Austri-Kosovë”, të prirë nga kryetari i saj, Lukas Mandl dhe me këtë rast ju shprehu falënderim për aktivitetet me qëllim të thellimit të bashkëpunimit të shkëlqyer në interes të qytetarëve dhe të dy vendeve.

Ministrja Hoxha theksoi se çmon dhe vlerëson miqësinë ndërmjet Austrisë dhe Kosovës si vlerë të veçantë, duke e përshkruar si miqësi e ndërtuar gjatë por edhe e fuqizuar sot me të rinjtë tanë, që janë mbi 2.500 studentë në universitetet austriake.

“Miqësia e Austrisë me vendin tonë është me vlerë të veçantë, këtë do ta çmojmë dhe kultivojmë, ngase rruga jonë, vlerat tona të përbashkëta si dhe synimet tona euro-integruese janë fuqia e kësaj lidhjeje”, theksoi Hoxha.


“Shoqata e Miqësisë Austri-Kosovë, me anëtarët me reputacion global si Busek, Lunaçek, dhe anëtarët tjerë të shoqatës, janë dëshmi e miqësisë tonë të qëndrueshme dhe përkrahës të çështjeve që lidhen ngushtë edhe me zhvillimin ekonomik, shëndetësinë, arsimin, bashkëpunimi në procesin euro-integrues dhe lëmin e sundimit të ligjit”, potencoi Hoxha.

Lukas Mandl theksoi se ndjehet i lumtur për bashkëpunimin e ofruar deri tash nga Austria në fazat e ndjeshme të zhvillimit të Kosovës.

Ai theksoi se ndjehet po ashtu i nderuar që ka mundësinë për ta avancuar dhe thelluar miqësinë me Republikën e Kosovës.

“Austria i jep mbështetje të fuqishme agjendës euro-integruese të Kosovës me besimin se kjo do të realizohet shpejt”, theksoi Lukas Mandel, kryetari i Shoqatës së “Miqësisë Austri-Kosovë”.

Ishte pajtim i përbashkët se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Austrisë në fushën e drejtësisë duhet të shënojnë zhvillime të reja, sepse këto të deritashmet bazohen mbi marrëveshjet e suksedimit, prandaj duhet vendosur marrëdhënie bilaterale dhe frymën e re të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Politikë
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Lajme
Kalo në kategori