LAJMI I FUNDIT:

Zubin Potoku paralajmëron shkëputje nga Qeveria e Kosovës

Zubin Potoku paralajmëron shkëputje nga Qeveria e Kosovës

Udhëheqja komunale e Zubin Potokut ka dërguar sot paralajmërim e fundit autoriteteve të Kosovës për një shkëputje të përgjithshme të marrëdhënieve, shkruan Kossev, transmeton Klan Kosova.

Qeveria lokale në Zubin Potok nuk është ndarë e kënaqur me ato çfarë i quan shantazh dhe presion politik, si reduktimi i vazhdueshëm e fondeve për investime kapitale, shtyerja e ekzekutimit të buxhetit, si dhe për 20 ish anëtarët e mbrojtjes civile të integruar në institucionet e Kosovës, të cilët nuk kanë marrë pagat e tyre.

Kjo udhëheqje gjithashtu bëri thirrje që komuna e Leposaviqit, Zveçanit dhe Mitrovicës Veriore të solidarizohen, për te shmangur kaos, anarki e ndoshta edhe dhunë.