LAJMI I FUNDIT:

Seancë dëgjimore në Gjykatën e lartë të Maqedonisë për rastin ”Detonator”

Seancë dëgjimore në Gjykatën e lartë të Maqedonisë për rastin ”Detonator”

Në Gjykatën e lartë të Maqedonisë do të mbahet sot seancë publike dëgjimore për rastin ”Detonator”, pas ankesës së Sashko Stojçev ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit që e ka vërtetuar dënimin e tij, me burg të përjetshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Apeli e vërtetoi pjesërisht vendimin e Gjykatës themelore Shkupi 1, për ”Detonator”, në të cilin rast, 15 persona u gjykuan për bashkëpunim kriminal, tentimvrasje, mashtrim, haraç, armëmbajtje pa leje, mosparaqitje dhe përgatitje të veprës penale.

Sipas akuzës, të dënuarit, përmes haraçit, në tre raste kanë tentuar që të vrasin shkupjanin Draganço Stoimenov, duke i vënë bombë në veturë./Telegrafi/