Shkalla e lartë e papunësisë në Kosovë vlerësohet si një prej faktorëve që ndikon në rritjen e veprave kriminale dhe shfaqjen e dukurive tjera negative.
Sipas sociologëve dhe psikologëve, shkalla e lartë e papunësisë ndikon sidomos tek të rinjtë që të përfshihen në dukuri negative.
Bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të cilat flasin për vitin 2015, niveli i papunësisë në Kosovë ka arritur në 32.9 për qind, ndërsa shkalla e punësimit 25.2 për qind.
Në raportet e përditshme të Policisë së Kosovës të cilat iu dërgohen medieve, paraqiten raste të krimeve të rënda edhe shumë prej tyre u përkasin dukurive të vjedhjeve nëpër banesa, shtëpi private, institucioneve financiare, veturave e dyqaneve.
Sociologu Leotrim Sahiti, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thekson se papunësia në aspektin social ka efekte të shumta negative, të cilat dëmtojnë rëndë shoqërinë në përgjithësi.
“Problemi më akut i kësaj shoqërie është papunësia, sidomos tek të rinjtë. Përveç efektit ekonomik që e ka në shoqërinë kosovare, sigurisht ka edhe ndikime tjera. Në aspektin social, niveli i lartë i papunësisë mund të ndikojë deri tek revoltimi i rinisë. Ky nivel i lartë i papunësisë po ashtu ndikon shumë keq në rritjen e kriminalitetit dhe pastaj shfaqjen e dukurive negative si dhe ikjes së të rinjve nga Kosova në vendet tjera”, thotë Sahiti.
Papunësia, është parë si shkaktari kryesor edhe i veprimeve tjera, qoftë i përfshirjes së qytetarëve të veprime jo legale apo edhe i largimit të tyre nga vendi.
Gjatë nëntorit 2014 – qershorit 2015, ishte shënuar një fluks i madh i largimit të qytetarëve të Kosovës për në vendet e Evropës Perëndimore. Arsyeja e largimit të këtyre banorëve nga Kosovë ishte thënë të ishte papunësia dhe gjendja e rëndë ekonomike e tyre.
Fluksi i largimit të qytetarëve nga Kosova për në vendet e Bashkimit Evropian, shton sociologu Sahiti, mund të përsëritet edhe në të ardhmen, nëse autoritetet e Kosovës nuk do arrijnë të krijojnë vende të reja të punës për të rinjtë.
Pasojat e nivelit të lartë të papunësisë, në anën tjetër, sipas profesorit të psikologjisë Fitim Uka, janë të mëdha edhe në aspektin psikologjik.
“Mund të them me përgjegjësi të plotë që kjo shkallë e lartë e papunësisë në veçanti tek të rinjtë të cilët kanë përfunduar një nivel të studimeve dhe pamundësia e tyre për të gjetur punë shkakton një varg të problemeve në aspektin psikologjik. E para ka të bëjë me mungesën e besimit dhe vet-vlerësimit”, thekson Uka për Radion Evropa e Lirë.
Mungesa e vendeve të punës, shton Uka, lidhet ngushtë me stresin që përjetojnë të rinjtë e papunë.
Ai thotë se përderisa ata përjetojnë stres, predispozita janë të mëdha që ata të përjetojnë edhe gjendje të tilla emocionale negative, siç është depresioni.
“Konsideroj që gjithë mekanizmat institucional do të duhet të viheshin në funksion në mënyrë që të krijojmë vende të reja të punës dhe të kenë mundësi që të shfrytëzojnë potencialin e tyre në të kundërtën rrezikojmë që gjithë këta të rinjë të shëndoshë të mos i kemi të tillë dhe të kemi shtim të numrit të problemeve të shëndetit mendor në mesin e tyre”, thekson Uka.
Ndërkohë, të rinjë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, shprehen të shqetësuar për perspektivën e tyre në Kosovë.
Arif Morina një i ri nga Malisheva, shprehet i zhgënjyer nga puna e institucioneve të Kosovës. Sipas tij, të rinjtë në Kosovë po përballen me vështirësi të shumta në fusha të ndryshme, derisa autoritetet kompetente po heshtin.
“Mendoj që nuk ka ndonjë perspektivë për të rinjtë në Republikën e Kosovës, ne vetëm e përfundojmë fakultetin. Fakulteti është bërë njëlloj për të gjithë vetëm ta përfundojmë dhe asgjë tjetër”, thotë Arifi.
Ndryshe, bazuar në trendet e zhvillimit ekonomik në vend dhe parashikimet e Bankës Botërore, si dhe në vlerësimet e ekspertëve të fushës, shkalla e papunësisë pritet të mbetet e njëjtë edhe për dy vitet e ardhshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s’mund ta “transformojë” dialogun
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi
Rrëfimi i fotografit shqiptar të 'Al Jazeera': Si i dokumentoi krimet e luftës në Kosovë përmes fotografive
Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron