Droga është shndërruar kryefjalë e ditës. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, deklaroi dje se do të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, lidhur me situatën e kanabisit në vend, që sipas tij, fenomeni ka marrë përmasa kombëtare. Vendimi i kreut të shtetit për t’u mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare është ironizuar nga kryeministri, i cili tha se në vend të Këshillin Kombëtar të Sigurisë, të mblidhet Këshilli i Partisë Demokratike.
Deklarata
Kreu i shtetit duke folur nga Shkodra me shqetësim për rritjen e kriminalitetit, tha se vendi po shkon drejt institucionalizimit të këtij fenomeni. “Është një fenomen serioz, është një fenomen që ka marrë përmasa padyshim kombëtare dhe pikërisht për shkak të marrjes së këtyre përmasave dhe shqetësimit që tashmë është jo vetëm nga agjencitë ligjzbatuese dhe inteligjencës së vendit, por edhe ato partnere, unë kam vendosur që së shpejti të thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar në lidhje me problematikat dhe mënyrën sesi ne duhet ta përballojmë këtë sfidë serioze në vendin tonë”, deklaroi Presidenti Nishani. Deklaratat, Presidenti Nishani i bëri gjatë një leksioni të hapur në Universitetin” Luigj Gurakuqi”, në Shkodër ku u ndal edhe tek Reforma në Drejtësi, duke e cilësuar shumë të rëndësishëm zbatimin e ligjit. Pas krimit dhe korrupsionit, një tjetër problematikë ku tërheq vëmendjen Nishani është çështja e pronësisë, sipas tij e katandisur keq në objekt debatesh politike. Këto problematika janë pjesë e 5 kushteve që Shqipëria ka për hapjen e negociatave për anëtarësim, proces që kreu i shtetit shpreson të ndodhë. BE sipas tij duhet të vazhdojë procesin e zgjerimit, i cili do të mbante nën monitorim të vazhdueshëm vendet e rajonit që kanë rrugë për të bërë drejt bashkimit me familjen europiane.
Reagimi
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me deklaratën e presidentit Bujar Nishani, se do të mblidhte Këshillin e Sigurisë Kombëtare për çështjen e kultivimit të kanabisit. “Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?! Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PDsë dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të SHQUPit”, ka thënë Rama në profilin e tij në Facebook. Kreu i qeverisë e ka shoqëruar statusin e tij me letrën që ka dërguar komisionari europian për Punët e Brendshme, të cilën e ka cilësuar si “kontributi ynë dashamirës për mbarëvajtjen e mbledhjes”. “Suksese”, ka shtuar Rama në fund të postimit.
Replika
Pas kryeministrit Rama, ka reaguar dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, i cili tha, se droga është kërcënimi më i madh për Shqipërinë dhe për çdo shqiptar. Më tej Basha e ka quajtur kryeministrin e vendit kryebrigardier të drogës. “Kryeministri si kryebrigadieri i drogës: deri dje bënte sikur nuk e shihte atë që mediat botërore e pagëzuan si “Kanabistan” i tij. Tani që BE ka vënë alarmin për kërcënimin e sigurisë nga droga e Ramës, dhe pasi mbylli sezonin e korrjes, bën sikur kërkon ndihmë. Droga është kërcënimi më i madh për Shqipërinë dhe çdo shqiptar. Vetem kryebrigadieri i bërë dru nga malli i vet bën sikur nuk e kupton. #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, tha Basha.
Takimi me diplomatët
Ndërkohë kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot pasdite trupin diplomatik në sallën e hartave, për të diskutuar me ta luftën e qeverisë kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës. Mësohet se gjatë këtij takimi ku do të jenë të pranishëm të gjithë ministrat, kreu i ekzekutivit do t’u shpjegojë diplomatëve hapat e ndërmarrë nga ministria e brendshme dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, në funksion të asgjësimit të drogës. Po ashtu Rama do të bëjë një pasqyrim të reformave të ndërmarra në vend. Ky takim i rëndësishëm vjen në prag të publikimit të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, ku do të bëhet e qartë dhënia ose jo e rekomandimit për çeljen e negociatave. Për situatën e narkotrafikut, zyrtarë të KEsë janë shprehur se ndjekin me shqetësim zhvillimet ne Shqipëri. Takimi i thirrur nga shefi i ekzekutivit shqiptar, vjen në një kohë kur opozita prej kohësh ka ndërmarrë një valë akuzash të forta në adresë të vetë kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, duke i bërë ata përgjegjës për kultivimin që sipas saj është shndërruar në fenomen masiv. Në deklaratat e shpeshta demokratët kanë ngritur akuza për përfshirje madje edhe të drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit në kultivimin dhe trafikimin e kanabis sativës. Por, një qëndrim krejt ndryshe ka mbajtur kryeministri Rama, i cili ka folur për histori suksesi në luftën e policisë në përballjen me krimin, trafikantët dhe kultivuesit e kanabisit. ndërkohë që opozitën e ka konsideruar si mjerane dhe mbrojtëse e aferave që deri dje ka përfituar në vetë të parë.
Deklarata e kreut të shtetit për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, vjen në një moment kur palët edhe brenda mazhorancës, duket se janë të ndara lidhur me strategjinë që duhet ndjekur për të luftuar kanabisin. Ylli Manjani, ministri i Drejtësisë nga radhët e LSIsë kërkoi ndërhyrjen e ushtrisë, kërkesë kjo që nuk u prit mirë nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A