Ish-zyrtari i Shërbimit Informativ të Kosovë, njëherësh deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka folur rreth moskrijimit të Komisionit Parlamentar i cili do të hetonte punën dhe veprimtarinë që kishte SHIK-u në Republikën e Kosovës.
Iniciativa e subjekteve opozitare (Vetëvendosje, AAK dhe Nisma) nuk kishte marrë mbështetje nga Lidhja Demokratike e Kosovës, parti e cila shumë herë ka akuzuar për vrasje organizatën të cilën e kishte udhëhequr Kadri Veseli. Sipas Haxhiut, akuzat nga LDK-ja janë absurde dhe të pavërteta.
Deputeti i PDK-së, në një prononcim për “Indeksonline”, thotë se është i hapur që ai dhe SHIK-u të hetohen. Më tej, Haxhiu ka komentuar edhe deklarata e kryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, lidhur me kërkesën e vitit 2011 për hetimin ndaj SHIK-ut.
“Si ish-pjesëtar i SHIK-ut, me krenari dhe mburrje ndihem që në biografinë time e kam të shënuar që kam qenë pjesë e këtij shërbimi. Uroj që z.Visar Ymeri t’i mbledhë të gjithë nënshkrimet e nevojshme. Jemi të hapur për çdo bisedë. Se mos po brengoset Visar Ymeri se punon shërbimi inteligjent serb në Kosovë?, absolutisht jo, ndoshta edhe bashkëpunon me ta”, ka thënë ai.
Haxhiu ka folur edhe për deklaratën e deputetes së LDK-së, Besa Gaxherri, pasi kjo e fundit akuzoi SHIK-un për vrasjen e zyrtarëve të partisë së Isa Mustafës. Të bëmat dhe të palarat brenda subjekteve politike, sipas tij, duhet tu adresohen autoriteteve të drejtësisë.
“Ajo çfarë ka thënë zonja Gaxherri është nonsens sepse kur vrasjet kanë ndodhur brenda subjekteve politike për interesa të ngushta ose për qëllime e vrasje që janë cilësuar politike, SHIK-u nuk ka qenë fajtore dhe kujdestar për të bëmat e partive. As nuk mund te jetë adresa ku ata për qëllime elektorale dëshirojnë me i dërguar faturat e tyre të pista. I kanë terrorizu ‘miletin’ për rrafsh 17 vjet me këto gjana. Le t’i kursejnë familjarët sepse i kanë shkaktuar dhimbje sa në momente kur kanë pësuar familjarët e tyre. Mos të luajnë me tragjeditë e familjarëve por nëse kanë informata le t’i adresojnë prokurorive”, është shprehur ish-zyrtari i Shërbimit Informativ, i njohur në publik si ‘Kamishi’.
Ndryshe, lideri i Vetëvendosje, Visar Ymeri gjatë një intervistë në “Rrokum Rroll”ka thënë se prej vitit 2011, VV-ja është marrë vazhdimisht me formimin e një komisioni hetimor për hetimin e SHIK-ut. “Disa deputetë të LDK-së kanë ngurru me nënshkru iniciativën tonë për formimin e këtij komisioni, LDK-ja nuk ka dashur me nënshkru, as kur kanë qenë në opozite, e le ma tash që janë në qeveri”, ka thënë ai, duke shtuar se sjellja politike e Isa Mustafës më shume i ka shkuar për shtati Kadri Veselit e Hashim Thaçit, se sa kujtdo tjetër, qoftë edhe LDK-së”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kamëz
LSDM kërkon dorëheqjen e Taravarit dhe Klekovskit, pas gjendjes në Klinikën e Onkologjisë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova