LAJMI I FUNDIT:

Rama: Për Tropojën, më shumë se ç’është bërë në 25 vite bashkë

Rama: Për Tropojën, më shumë se ç’është bërë në 25 vite bashkë

Edhe Tropoja është pjesë e programit kombëtar të Qeverisë për rilindjen urbane dhe Kryeministri Edi Rama ishte në qytetin verior të vendit për të inspektuar nga afër punimet.

Përmes Facebook, Rama ka deklaruar se qyteti do shndërrohet nga një gropë e braktisur në harresë, në një qendër të rilindur të një zone me bukuri të rralla, ku turizmi do të jetë motori i zhvillimit ekonomik dhe social.

“Puna për bulevardin e këmbësorve do të vazhdojë fillimisht me unazën e qytetit, gjimnazin dhe kompleksin e ri sportiv, ku përveç fushës së futbollit do të ndërtohen edhe terrenet e hapura të lojrave me dorë”, thotë ai.


“Ky është vetëm fillimi, shton Rama, Tropoja do të përfitojë nga reforma administrative-territoriale, që e vendos bashkinë e re në kushte të favorshme për të harmonizuar jetën urbane me një zhvillim rural shembullor”.

“Ne do të bëjmë për Tropojën më shumë se sa është bërë në 25 vjet të marra së bashku”, mbyll postimin e tij Kryeministri.

Ndërkohë, gjatë ndalesës në Tropojë, Rama u takua me kryebashkiakun Besnik Besnik Dushaj të cilit i premtoi mbështetje më të madhe…pas zgjedhjeve të qershorit.

“Nga këto tani të bëjmë, gjimnazin që nuk diskutohet, këtë unazën nuk diskutohet, fasadat nuk diskutohen, hyrjet po. Mbas zgjedhjeve do të vij takoj prapë se ne do fitojmë”, deklaroi Kryeministri Rama./ Top Channel/