LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Dobësitë e zbatimit të Ligjit për Noter do të tejkalohen me ndihmën e Ligjit të ri

Xhaferi: Dobësitë e zbatimit të Ligjit për Noter do të tejkalohen me ndihmën e Ligjit të ri

Themelimi i noteriatit në Maqedoni si shërbim publik bashkëkohor i vendosur për të plotësuar nevojat dhe interesat e qytetarëve dhe subjekteve tjera juridike, në mënyrë pozitive u pasqyrua mbi funksionimin e tërësishëm të sistemit juridik, ku kjo ka ndikuar posaçërisht në avancimin e mbrojtjes parandaluese juridike dhe rritjes së sigurisë juridike të qytetarëve, kështu u deklarua sot ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi, në manifestimin e organizuar nga Oda e Noterëve të Republikës së Maqedonisë “Ditët e Noterëve”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Noteriati në Republikën e Maqedonisë funksionon shumë vite, por kjo nuk do të thotë që në kornizë të ekzekutimit të veprimtarisë noteriale, shumica nuk janë ballafaquar me shumë probleme, kurse zbatimi i deritanishëm i Ligjit për Noter tregoi edhe disa dobësi të cilat do të tejkalohen me ndihmën e Ligjit të ri të Noterisë, i cili do të fillojë të zbatohet nga 1 janari 2017, duke shpresuar që me sukses do të zbatojë punën e tij të një Ligji modern dhe bashkëkohor”, theksoi Xhaferi.

Siç kumtohet nga Ministria e Drejtësisë, u premtua mbështjetje e vazhdueshme për zhvillimin e noteriatit nga aspekti i legjislacionit por edhe nga aspekti edukativ dhe në plan funksional, duke e potencuar funksionin e noterëve mjaft të rëndësishëm për sistemin juridik të RM-së. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori