Forumi Rinor i Lëvizjes Besa: I kërkojmë ‘falje’ Ali Ahmetit! (Video)
Në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni, Forumi Rinor i Lëvizjes Besa, ka reagur ndaj partisë shqiptare në pushtet dhe padive ndaj rinisë së Besës.
‘Më 06.02.2016 Forumi Rinor i Lëvizjes BESA e organizoi një aksion rinor, në të cilin e alarmoi faktin se zyrtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim i marrim nga 5.000 euro prej të rinjve shqiptarë që të mund të punësohen në administratën e shtetit. Për këtë arsye kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, më ka paditur mua në gjyq dhe më kërkon dëmshpërblim prej 10.000 EURO ose, ndryshe, që t’i kërkoj falje publike.
Meqë unë nuk i kam 10.000 euro, jam sot këtu që t’i kërkoj falje. Para kësaj vetëm edhe një digresion: ndonëse Ahmeti ma ka dërguar padinë në gjuhën e tij zyrtare, pra maqedonisht, unë po i përgjigjem në gjuhën që do ta zyrtarizojë Lëvizja BESA, pra shqip. Kërkoj ndjesë dhe mirëkuptim, z. Ahmeti, që nuk e respektoj ligjin e gjuhëve që e keni miratuar ti dhe shpura jote!
I nderuari Ahmeti, në emrin tim dhe në emër të anëtarësisë së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA ju kërkoj falje, duke shprehur keqardhje që kemi gabuar kaq rëndë ndaj jush. Na falni pashë Zotin!
Ne aktivistët e rinj të BESËS i kemi huqur disa zero në aksionin tonë të atëhershëm dhe juve ju ka mbetur hatri. Ne pak më vonë e kuptuam se ju dhe partia e juaj nuk i merrni nga 5.000 euro për një punësim. Ndonëse fjala është vetëm për tre zero, por ja që ju jeni kapur pikërisht aty.
Ju nuk i merrni vetëm nga 5.000 euro nga shqiptarët, ju i merrni nga 5.000.000 (5 milionë) euro nga shqiptarët e Maqedonisë. Ju, Ahmeti, së shpejti do të përballeni me drejtësinë e SHBA-ve, sepse dyshohet se i keni marrë ryshfet 5 milionë euro. A do ta detyroni t’iu kërkojë falje edhe FBI-ja?
Për këtë arsye Ahmeti, ju lutem pranojeni fajin dhe gabimin tonë, që është vetëm tre zero, por që juve ju vlen shumë.
Unë e di se pas kësaj ju do ta vazhdoni padinë ndaj meje, andaj ne të rinjtë e BESËS kemi vendosur që t’i mbledhin nga 1 euro secili që ta paguajmë këtë dëm 3-zerosh që ua kemi shkaktuar, por mbajeni mend – KURRËN E KURRËS NUK DO TË GJENI MË TË RINJ që do t’ju frikësohen dhe do t’ju kërkojnë falje për gjynahet që ju vetë i keni bërë! Merrni edhe këto 10.000 EURO nga ne dhe hani biftekë e kënaquni. Se ju veç për të vjedhur e për biftekë paskëshit qenë.
Po e përfundoj kërkim-faljen time me disa vargje të poetit tonë të madh, Ali Asllani:
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
E pak më poshtë:
Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!
Dhe në fund:
A e dini që fitimi brënda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror, ësht’ i syrit në lot mekuar, ësht’ i vëndit djegur, pjekur, Ju do thoni si të doni… PO E DREJTA DËRMON HEKUR!’. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=BGPFL39Pry4
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri