LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Aktakuzat eventuale nuk guxojnë të shndërrohen në front për goditjen e vlerave të UÇK-së

Haradinaj: Aktakuzat eventuale nuk guxojnë të shndërrohen në front për goditjen e vlerave të UÇK-së

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj konsideron se vlerat e luftës dhe UÇK-ja, janë të pakontestueshme, të pamohueshme dhe janë bazament i lirisë së Kosovës.

Sipas Haradinajt, UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare dhe të drejtë, dhe përpjekjet për të demonizuar këtë luftë, janë përpjekje të orientuara kundër Kosovës dhe lirisë së saj.

“Aktakuzat eventuale ndaj ish drejtuesve apo ish-pjesëtarëve të UÇK-së, nuk guxojnë të shndërrohen në një front për goditjen e vlerave të luftës dhe UÇK-në, si shtyllë kryesore e kësaj lufte”, thuhet në reagimin e liderit të AAK-së.


“Prandaj unë dhe AAK si strukturë politike, jemi për shtet ligjor dhe për bashkëpunim pa kushte me drejtësinë, për zbardhjen e të gjitha krimeve të pretenduara, qoftë para, gjatë, apo pas luftës në Kosovë”, shtohet më tej në reagim.

Ish-komandanti në Zonën Operative të Dukagjinit i UÇK-së ka thënë se nëse shqetësimi se drejtësia në Kosovë është e kapur është i bazuar, shteti edhe mund të ndërhyjë në krijimin e një sistemi të pavarur të drejtësisë, por jo të ndërhyjë në vet sistemin gjyqësor.

“Moskrijimi i një sistemi efikas gjyqësor në Kosovë, është përgjegjësi e institucioneve të shtetit, ndërsa ndikimet në këtë sistem të drejtësisë, kanë imponuar projektet ndërkombëtare për krijimin e gjykatave të specializuara, apo edhe të mekanizmave të tjerë jashtë sistemit të gjyqësor të Kosovës. Pavarësisht zhvillimeve rreth kësaj çështjeje, unë shpreh bindjen time të plotë, se lufta e fundit e një populli për liri dhe e UÇK-së si prijëtare e saj, pas këtyre proceseve do të dalë më e pastër dhe më e shenjtë!”, përfundohet në reagimin e Ramush Haradinajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori