RDK-ja përgatitet për Kongresin e dytë të partisë, zgjedh strukturën e degës në Shkup
Në vazhdën e përgatitjeve për organizimin e Kongresit të dytë të RDK-së, vijon rekonstruimi i mbrendshëm partiak ku me unanimitet të plotë nga ana e Kuvendit qendror, për kryetar të degës së RDK-së në Shkup u zgjodh Berat Abdullahu. Në të njëjtën kohë, Kuvendi zgjedhor zgjodhi kryesinë e re të degës si dhe anëtarët e Kongresit që do të përfaqësojnë rajonin e Shkupit në Kongresin e dytë partiak të RDK-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i sapozgjedhur i degës Berat Abdullahu falënderoi kuvendarët për besimin e dhënë dhe u zotua se kurrë nuk do të zhgënjej këtë besim të dhënë. Kryetari i degës nëmes tjerrash theksoi se koha në të cilën jetojmë është mjaft e vështirë për shqiptarët e Maqedonisë përshkak të politikave të gabuara që ua kanë nxyrrë jetën shqiptarëve, edhe ashtu të nxyrrë gjatë pesëdhjetë viteve të komunizmit. Sipas tij, kërkohet ndryshim rrënjësorë i mentalitetit të vjetër të të bërrit politik, dhe për këtë arsye skena politike në vend ka nevojë për sinqeritet, transparencë, dhe vizion të qartë, sepse në të kundërtën pasojat do të jenë të rënda.
Në fund të fjalimit të tij, kryetari i degës Berat Abdullahu, i ftoi të gjith njerëzit e vullnetit të mirë të marrin përsipër barrën e përgjegjësisë për të ndryshuar të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre, dhe këtë ta bëjnë nëpërmes Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe Aleancës për shqiptarët, me qëllim që në asnjë moment mos të lejojmë që të vdekurit në politik të flasin dhe të vendosin për të gjallët.
I pranishëm në këtë Kuvend zgjedhor ishte edhe kryetari i RDK-së, Vesel Memedi, i cili foli rreth aktualitetit politik në vend ku në mes tjerrash tha: “Ballkani perëndimor, sidomos Maqedonia, ndodhen para një revolucioni të madh dhe për këtë arsye nuk guxojmë që ky revolucion t’i gjej shqiptarët në gjumë. Shqiptarët duhet të jenë të zgjuar dhe mjaft vigjilent, dhe në asnjë moment nuk duhet tolerruar që edhe më tutje të manipulohen nga politikan dhe figura të ndryshme publike, që për njëzet e pesë vite pluralizëm në vend kanë ngrit kulte për veten e tyre duke fsheh të vërtetën, dhe e gjitha në kurriz të shqiptarëve. Secili individ posedon fuqi të jashtëzakonshme në dorën e vet që të ndalojë manipulimin e deritanishëm të politikanëve dhe kjo duhet të dëshmohet në zgjedhje.”
Ai gjithashtu theksoi se çështja kombëtare nuk është pronë e asnjë partie politike dhe për këtë arsye askushi nuk guxon t’ia marrë këtë të drejtë secilit shqiptarë që dëshiron të japi kontribut në këtë drejtim, aq më shumë kur disa parti politike kanë dështuar totalisht në mbrojtje të kauzës kombëtare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025