Stacioni i trenit në Prizren dikur ka qenë përplot me njerëz të cilët udhëtonin nëpër vende të ndryshme të Kosovës, por edhe më larg. Megjithatë, linja e Prizrenit, tanimë e degraduar dhe e uzurpuar, mbetet jashtë funksionit, kurse zyrtarët institucionalë nuk japin datë të saktë se kur mund të rehabilitohet.
Qytetarët e Prizrenit ishin mësuar me sirenat e lokomotivave të trenit, por që kjo gjë po u mungon tash e shumë vite. Në stacionin e trenit, në këtë qytet i cili dikur ishte përplot me njerëz, sot vërehet degradim i skajshëm, ku një pjesë e pronës së hekurudhave është uzurpuar, e në to janë ndërtuar edhe ndërtime të larta. Drejtori i Infrakosit, Agron Thaçi, thotë se është i vetëdijshëm për të gjitha këto, dhe se në bashkëpunim me komunën e Prizrenit janë duke u munduar ta sanojnë gjendjen. Kurse sa i përket rehabilitimit të kësaj linje, thotë se kjo gjë mund të ndodhë në afat 3 vjeçar.
“Linja Fushë Kosovë – Klinë – Prizren dhe Klinë- Pejë në periudhën dy vjeçare do të duhej të funksionalizohej prej momentit që ne sigurojmë buxhetin për investime. Nëse ne sigurojmë buxhet vitin e ardhshëm ajo pritet që brenda 3 viteve të funksionalizohet”, ka thekuar Thaçi.
Por kaq optimist nuk shprehet ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku. Ai për Radio Kosovën thotë se institucionet financiare të Bashkimit Evropian janë të interesuar të financojnë projektet hekurudhore, por linja për Prizren mbetet për jo më herët se 4 apo 5 vite.
“Flasim për periudha afatmesme, flasim për 4 apo 5 vjet, nuk mund të presim që brenda 1 apo 2 vite të fillohet me këto punë” , ka theksuar Zharku, raporton Radio Kosova.
Ndryshe, drejtori i Infra-kosit, Agron Thaçi, thotë se është i interesuar që stacioni i trenit në Prizren, së paku për udhëtarë, të mos zhvendoset nga vendi historik i tij, dhe se këtë ua ka bërë me dije edhe drejtuesve të Komunës së Prizrenit.
“Kam shpreh një kërkesë e një vendosmëri që megjithatë hekurudha të mbetet aty ku është, ndërsa linja tjetër do të vazhdojë si është planifikuar. Por linja ekzistuese të mbetet ashtu, a do të jetë mbi tokë, apo “underground” aty do ta shohim, është çështje e zgjidhjeve teknike, por duam që të mbetet një stacion ku do të krijohet një qendër atraktive”, theksoi ai.
Komuna e Prizrenit në Planin Urbanistik nuk ka paraparë që të ekzistojë hekurudha në pjesën ekzistuese, por që të ndërtohet një Stacion i ri hekurudhor te Landovica, prej ku do të lidhet me Shqipërinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
Minxhozi: Asnjë problem në qarkullimin e mallrave Shqipëri-Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze