Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me drejtues të strukturave në Mat, ku u njoh me shqetësimin e banorëve për kultivimin e drogës dhe shfrytëzimin e banorëve si skllevër në kampet e saj.
Nga ana e tij, Basha tha se, kjo situatë është pasojë direkte e inkriminimit të shtetit. Ai tha se, kriminelët dhe trafikantët kryeministri i futi në Parlament dhe administratë dhe pasi u hapi rrugët e drogës, qytetarëve u la si zgjidhje vetëm varfërinë dhe emigracionin.
“I hapën dyert krimit, i kandiduan për deputetë, i futën në Parlament, i bënë kryetar bashkish, por nuk u mjaftuan. I bënë drejtorë në administratë, i bënë shefa komisariatesh e drejtorë krimesh si këtu në Burrel. Efekti kulminant i kësaj politike të pastër të inkriminimit të shtetit është mbulimi i gjithë sipërfaqes së vendit nga droga”, tha Basha.
Sipas tij, mbulimi i vendit me drogë është projekt politik i Edi Ramës.
“Ky njeri jo vetëm nuk mbajti premtimet me të cilat erdhi në pushtet, por që në ditën e parë i braktisi ato, nuk u përpoq t’i mbante, nuk kishte ndërmend t’i mbante. Tani që ditët e mandatit po i mbarojnë e kemi fare të qartë se çfarë kishte ndërmend. Kishte ndërmend që buxhetin ta mbante për vete dhe për një grusht miqsh, që krimit që e solli në pushtet dhe e mban në pushtet t’i hapte dyert e drogës dhe që popullin ta vinte përpara disa alternativave: varfëri, emigracion, burg ose argat në kooperativën e drogës së tij dhe shokëve të tij”, tha Basha.
Ai theksoi se, me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje dhe artikuloi kushtet e patjetërsueshme për opozitën. “Dy janë kushtet e patjetërsueshme: zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, shtoi Basha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A