LAJMI I FUNDIT:

New York Times sërish prezanton Kosovën si destinacion për t’u vizituar (Foto)

New York Times sërish prezanton Kosovën si destinacion për t’u vizituar (Foto)

Pikërisht një javë pasi që publikoi fotografinë e parë nga Kosova, e përditshmja më e madhe në botë, New York Times sot sërish e ka prezantuar Kosovën si destinacion për t’u vizituar.

Në fotografinë e re të publikuar nga New York Times Travel në rrjetin social Instagram, shihen bjeshkët e Deçanit apo siç njihen ndryshe këto vargmale, Alpet Shqiptare, shkruan lajmi.net.

“DaviLlasana (Danielle Villasana) e ka kapur këtë fotografi gjatë udhëtimit për në Manastirin e Deçanit në Kosovë #kosovo #monasteries #travel”, shkruan nytimestravel.


Dhe vetëm brenda një orë pas publikimit, kjo fotografi ka marrë rreth 1100 pëlqime (like).

Javën e kaluar, nytimestravel publikoi një fotografi nga Manastiri i Deçanit, ku bënte thirrje për të vizituar Kosovën dhe për t’u njohur me bukuritë që ofron shteti ynë.

instaa