LAJMI I FUNDIT:

Dialog presidentësh, për traktat paqeje (Video)

Dialog presidentësh, për traktat paqeje (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij në Seminarin e NATO-s, Rose Roth që është mbajtur në Prishtinë, ka deklaruar se ka ardhur koha që Kosova me Serbinë të ngritin dialogun në një nivel tjetër.

Por, pa secifikuar se çfarë ka dashur të thotë me këtë. E, për njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare dialogu në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë duhet të kalojë në nivel presidentësh. Mirëpo, ka edhe prej tyre që thonë se nuk është i rëndësishëm niveli, rëndësi ka vullneti i të dyja palëve që ti realizojnë marrëveshjet.

Për Afrim Hotin, e rëndsishme është që të realizohen marrëveshjet, qoftë edhe nëse kërkohet mbështetje nga Bashkimi Evropian.


Kurse, njohësi i marrëdhënëieve ndërkombëtare, Fatmir Arifi thotë se është mirë që niveli i bisedimeve të kalojë në nivel tjetër, por për të arritur atë që dëshirojnë të dy palët ai kërkon ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë.