Fondacioni për Liri Ekonomike, në bashkëpunim me gazetën MAPO kanë publikuar studimin e fundit sa i takon personave më të pasur në Shqipëri dhe aktivitetet e tyre.
Sipas raportit të përgatitur, në krye të listës vijojnë të mbeten Samir Mane, Shefqet Kastrati, Vasil Naçi duke u ndjekur më pas nga Behar Çukaj, Grigor Joti, Artan Dulaku, Idajet Ismailaj, Vjollca Hoxha, Ram Geci dhe Irfan Hysenbelli.
Raporti shton se analiza ka ardhur në përfundim për secilin prej tyre përmes kapitaleve sipërmarrëve së secilës kompani dhe investimeve të ndryshme në veprimtari ekonomike dhe prona të patundshme.
Vlen për t’u cituar se dy janë burimet e informacionit të përdorur në këtë analizë: deklarimet zyrtare në QKR si dhe përgjigjet individuale sipas një formulari të iniciuar dhe mbrojtur konfidencialisht.
Qasja ka qenë e tillë me qëllim minimizimin e marzhit të gabimit në përllogaritjet e renditjes dhe sidomos, përafrimit me sa më shumë realitetit, me synimin e reflektimit sa më të saktë jo vetëm të përfaqësimit nominal të këtyre individëve, por edhe të një renditjeje sa më racionale.
Kjo shërben edhe më tutje në ilustrimin e dinamikave të ekonomisë shqiptare duke materializuar iniciativat individuale dhe pozicionimet e tyre sipas industrive të ndryshme ku janë të pranishëm, veçmas dhe në tërësi si portofole investimesh.
Teksa janë marrë në shqyrtim të dhënat e depozituara zyrtarisht në QKR për të gjitha bizneset, duke ndarë dhe analizuar më vete secilin prej individëve me pjesët takuese në kapitalin pjesëmarrës për secilën kompani, për shumicën prej tyre janë përdorur edhe të dhënat e ofruara me iniciativë të lirë.
Këto të dhëna janë mbledhur sipas një formulari të strukturuar me kujdes me qëllim identifikimin edhe të atyre aseteve takuese që nuk janë detyrim i legjislacionit shqiptar, asete këto si pjesë e investimeve të ndryshme në të patundshme dhe veprimtari ekonomike jashtë territorit të Shqipërisë.
E gjitha kjo qasje risi, siç u theksua edhe më lart, duke ruajtur maksimalisht konfidencialitetin e deklaruesve dhe vetëm e vetëm me qëllimin e mirë në shërbim të një analize sa më të saktë e të paanshme. Kriteret dhe parametrat e analizuar në këtë studim marrin në konsideratë këta tregues:
Kapitalin aksioner dhe pjesët takuese proporcionalisht;
Fitimin (proporcional) të vitit ushtrimor;
Kapitalin neto proporcional
Pas renditjes së mësipërme sipas të dhënave të përpunuara, është përdorur edhe metodologjia ndërkombëtare e ponderimit me qëllim konsolidimin e tre renditjeve të ndryshme në një të vetme dhe gjithëpërfshirëse. Ky lloj përpunimi që sintetizon informacionin në shumë plane njëherësh, shërben njëkohësisht edhe si baza e konkluzionit të renditjes së 10 sipërmarrësve për vitin 2015.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'