LAJMI I FUNDIT:

Policia zbardh plagosjen e 29-vjeçarit në Tiranë, u gjuajt me plumba dhe predha

Policia zbardh plagosjen e 29-vjeçarit në Tiranë, u gjuajt me plumba dhe predha
Foto: Ilustrim

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja në lidhje me plagosjen e një 29-vjeçari në zonën e ish-Ekpozitës në Tiranë.

Në fillim është raportuar në polici si një aksident në rrugën “Nikolla Jorgo”, ku më pas është zbardhur edhe gjithë dinamika e ngjarjes ku i plagosur rëndë ka mbetur Andi Mustafarai. Policia ka njoftuar se menjëherë kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor për të kryer veprimet e para hetimore por kanë konstatuar se te lokal “Merlin Monroe”, në verandën e lokalit dyshohej të ishte plagosur me armë zjarri një shtetas i identifikuar pak minuta më vonë si shtetasi A.M 29 vjeç banues Tiranë.

Shtetasi i dëmtuari ishte dërguar për mjekim të menjëhershëm në spitalin e Traumës Tiranë. Nga informacionet e marra në rrugë operative shtetasi A.M, dyshohet të ketë qenë lidhje e shtetasit Elton Çiços vrarë më datë 01 Maj 2016, person me precedent kriminal. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë konstatuar tre gëzhoja dhe dy predha, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit


Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori