LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia franceze rritet me 0.2%

Ekonomia franceze rritet me 0.2%

Ekonomia franceze, që është edhe e dyta më e madhe në Eurozonë, u rrit me vetëm 0.2 për qind në tremujorin e tretë të vitit duke zhgënjyer pritshmëritë.
Projeksionet flisnin për një rimëkëmbje të ekonomisë së vendit pas një kontraktimi gjatë tremujorit paraardhës. Të dhënat u publikuan nga zyra e statistikave në vend. Ekspertët projektonin një rritje ekonomike prej 0.3 për qind gjatë kësaj periudhe kohore.

Po kaq projektonte edhe Banka Qendrore e Francës, që nga ana tjetër njihet për projeksionet pesimiste. Tregtia ka “fshirë” 0.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të ekonomisë së dytë më të madhe të Eurozonës, pasi importet u rritën me një hap bindshëm më të shpejtë se eksportet.

Shpenzimet konsumatore nga ana tjetër, tradicionalisht lokomotiva e ekonomisë 2 trilionë euroshe të Francës, u regjistruan në një rritje zero gjatë tremujorit të tretë. Edhe gjatë tremujorit të kaluar, shpenzimet konsumatore dështuan të gjeneronin rritje. Investimet ndërkohë u rritën me vetëm 0.3 për qind.


Të dhënat janë një shuplakë e fortë për qeverinë socialiste dhe objektivin për një rritje mbi 1.5 për qind gjatë vitit. Ky objektiv shihet si minimumi i nevojshëm për uljen e papunësisë.

Banka Qendrore i ka bërë vazhdimisht thirrje qeverisë të rishikojë këtë projeksion pasi është jo realist. Të dhënat sugjerojnë një rritje të ekonomisë me vetëm 1.1 për qind gjatë 9 muajve të parë të vitit. Ministri i financave, Michel Sapin, deklaroi pas publikimit të të dhënave se, tashmë përmbushja e objektivit është tepër e vështirë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave

Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump

Botë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!

Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Kalo në kategori