LAJMI I FUNDIT:

Zogaj: Konjufca deshi të na mbajë ders

Zogaj: Konjufca deshi të na mbajë ders

Bislim Zogaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, në Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se persona të caktuar po synojnë të përfitojnë në kurriz të luftëtarëve të lirisë.

Ai ka deklaruar se të tillët dikur i kanë cilësuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dorë e zgjatur e Serbisë.

“Nuk mund të themi se mund të ndodhte përleshje, por ishin shkëndija konflikti. Por tek ne në fatkeqësi të tjetrit, kërkojnë të përfitojnë ata që para luftës nga etiketonin si dorë e zgjatur e Serbisë. Në një formë, ndoshta pak më të butë, ishte edhe fjalimi i Galuk Konjufcës, që u mundua të interpretojë fjalët e Sami Lushtakut, të cilin përditë e quajnë kriminel. Nuk e di si mund të mendojë dikush që bashkëluftëtari ia do të keqen shokut”.


Zogaj ka thënë se deklaratat e deputetëve të Vetëvendosjes vijnë nga dëshpërimi për pamundësinë e marrjes së pushtetit, pasi sipas tij, njerëzit që po dënohen janë të fuqishëm politikisht.

“Deri tek rrahja nuk do të vinte, edhe pse kur fyhen bashkëluftëtarët ndjenjat ndonjëherë mund të mos kontrollohen. Nuk e arsyetoj veprimin e Nuredin Lushtakut, por i arsyetoj ndjenjat e tij. Këto deklarata të zyrtarëve të Vetëvendosjes vijnë pasi nuk po mundet ta marrë pushtetin”.

“E kemi parë si ka përfunduar procesi Drenica II. Dhe nuk ka ndodhur rastësisht kjo. Sepse dihet kush kanë qellë vëllezërit Demaku dhe Sami Lushtaku. Duke e ditur fuqinë politike të tyre, të tillët gjejnë spiunë që të mund të arrihet deri tek dënimi i tyre”.

“Më e vështira për familjet e këtyre luftëtarëve është kur e shohin se si në kurrizin e tyre disa mundohen të përfitojnë. Ndjenjat e atyre familjeve duhet kursyer”.

Ai ka theksuar se, megjithë drejtimin e mirë të seancës së kuvendit, ndoshta nuk do të duhej lejuar deputeti Glauk Konjufca që në fund të diskutimeve të merrte fjalën, njofton Klan Kosova.

“Menaxhimi i Kuvendit të Kosovës nga kryetari Kadri Veseli ka qenë i shkëlqyeshëm. Mirëpo ndoshta ishte gabim që në fund t’i lejohej Galuk Konjufcës që të na mbajë ders, thua se ishim duke luajtur tezesh”. /KlanKosova.tv/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori