LAJMI I FUNDIT:

Demolli: FSK e gatshme për ushtri

Demolli: FSK e gatshme për ushtri

Ministri i Forcës së Sigurisë, Haki Demolli ka qenë prezent në përmbylljen e ushtrimit fushor “Shqiponja 5”.

Demolli tha se qëllimi kryesor i këtij ushtrimi fushor është që të testohen, respektivisht, të demonstrohet dhe dëshmohet dhe verifikohen në radhë të parë kapacitetet njerëzore, ushtarake të FSK-së dhe kapacitetet teknike për sfidat e ndryshme qoftë ato të karakterit humanitar por edhe te karakterit të sigurisë.


“Ky demonstrim i këtyre kapaciteteve të FSK-së qofshin njerëzore dhe teknike është zhvilluar në praninë dhe vëzhgimin e vëzhguesve ushtarak të vendeve mike që kanë qenë të pranishme gjatë ushtrimit. Kemi pas vëzhgues ushtarak nga Shqipëria, Maqedonia, Kroacia si dhe Sllovenia. Nga ajo që pamë ne mund të themi lirisht se FSK është e gatshme për t’i kryer funksionet aktivitetet dhe veprimtaritë e parapara sipas mandateve kushtetuese dhe ligjore. FSK është e gatshme që të marrë obligime dhe detyra të tjera. Që do të thotë ta ndërroj mandatin dhe misionin e vet dhe të transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës”, tha Demolli.

Ministri i FSK-së kërkoi nga Kuvendi i Kosovës sa më parë që është e mundur t’i aprovoj amendamentet kushtetuese, të aprovoj draftligjin të cilin FSK ia ka përcjellë Qeverisë së Kosovës, pasi që sipas tij FSK është e gatshme për transformim në Forcë të Armatosur.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori