Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, me temën “Luftë për Luftën kundër Korrupsionit”, theksoi se fuqizimi i sundimit të ligjit është e vetmja rrugë për të ndërtuar një shtet ligjor dhe ndërtimi i shtetit ligjor do të fuqizojë edhe pozitën e Kosovës duke realizuar me sukses procesin euro integrues.
Ajo vlerësoi se efikasiteti i sistemit të drejtësisë është qenësor për t’u siguruar qytetarëve qasje të barabartë në drejtësi dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, të garantuara me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Ministrja Hoxha theksoi tutje se ka detyrim dhe obligim ligjor që qytetarëve t’u ofrohet siguri juridike dhe qasje e barabartë në drejtësi, sepse cenimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, qasja e vonuar në drejtësi, ndikon negativisht edhe në zhvillimin ekonomik të vendit dhe tërheqjen e investimeve.
Ministrja po ashtu shtoi se e kanë për obligim t’ua forcojnë besimin në sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit, jo vetëm qytetarëve, por edhe investitorëve, miqve tanë, atyre që na besuan dhe kontribuuan për Republikën e Kosovës.
Hoxha shtoi se prioritet madhor gjatë këtij mandati, është lufta kundër korrupsionit,
“Unë jam zotuar se do të angazhohem për të dinamizuar proceset dhe për të fuqizuar sundimin e ligjit dhe përmirësimi i legjislacionit dhe mbikëqyrja e zbatimit të ligjit është një ndër hapat në drejtim të fuqizimit të sistemit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit”, theksoi ministrja Hoxha.
Hoxha përmendi po ashtu hapat konkret që janë ndërmarr në hartimin e legjislacionin adekuat, si dhe kornizës institucionale dhe ligjore për t’u ballafaquar me korrupsionin.
“Për t’i fuqizuar edhe më tej këta mekanizma, Ministrja e Drejtësisë në bashkëpunim me ekspertët e Këshillit të Evropës, do të sjellin asistencën e nevojshme që ligjet të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në luftimin e korrupsionit, të jenë në përputhshmëri me standardet më të larta dhe praktikat më të mira nga Bashkimi Evropian. Në vazhdën e aktiviteteve, Hoxha theksoi se në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe partnerët ndërkombëtarë jemi duke punuar për të krijuar mekanizma të rritjes së efikasitetit, përgjegjësisë dhe llogaridhënies në institucionet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e MD-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?