Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka mbajtur një fjalim emocional në Parlament, derisa ka folur për rastin e dënimit të vëllezërve Demaku dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së.
Ai ka evokuar kujtime personale nga një ngjarje që kishte ndodhur në malet Kosmaq, gjatë periudhës së luftës.
“Kur mijëra trupa të Ushtrisë Serbe kishin mësyrë territorin e Kosovës, njësi militare, paramilitare, policë serbë, dëbonin, vrisnin dhe dhunonin shqiptarët e Kosovës, në një pjesë të saj, përkatësisht në Drenicë, Brigada elite e UÇK-së 111, zhvillonte luftime për jetë vdekje në grykat e maleve, aty ku qëndronte popullata civile dhe qindra të plagosur, ushtarë dhe civilë”, kujton Veseli.
Ai ka shtuar se vuajtjet ishin të mëdha, dhimbja ishte e rëndë, por edhe vendosmëria për qëndresë ishte e pathyer. Drenica sipas tij nuk po dorëzohej.
“Në mbrëmje të asaj dite, të gjendur në një perimetër rrethimi të hekurt, nga pjesa e malit Kosmaq, u bashkuam me bashkëluftëtarët tjerë në fshatin Bajicë. Aty morëm bilancin tragjik të asaj dite të rëndë luftimesh: tre të vrarë nga luftëtarët e Brigadës 111: Ymer Shala, Bedri Demaku dhe Xhevat Demaku”, ka thënë Veseli.
Duke folur për atë kohë, Veseli ka pohuar se çdo ditë, deri në përfundimin e luftës, përballeshin me lajme te tilla të rënda. E gjithë Kosova po paguante një çmim të madh për lirinë e saj.
“E veçanta e këtij rrëfimi dhe asaj dite është më domethënëse për sot, jo vetëm për ndërlidhjen e kësaj ngjarje me rastin e fundit, por me një tablo që do të mundohem ta përshkruaj, ashtu si unë e pashë dhe e përjetova atë mesnatë, para mëngjesit të ri, që do të ishte po aq i rëndë me luftime”, ka thënë Veseli.
Veseli ka vazhduar rrëfimin e tij duke shtuar se bashkë ishin nisur drejt Obrisë për të varrosur tre dëshmorët e rënë atë ditë të 7 prillit..
“Arritëm në Obri pas mesnate dhe u futëm të heshtur dhe zemërthyer në një dhomë të mbetur, në një shtëpi gjysmë të rrënuar. Brenda dhomës qëndronin tre trupa të shtrirë, të pajetë. Tre djem të rinj me uniforma të tyre dhe plagë e trup të gjakosur ; më shumë se dhjetë ushtarë të njësisë special të Brigadës 111 qëndronin rreth trupave të tyre, të mërzitur dhe pa fjalë. Ne dhomë ishin dhe prindërit e njërit prej këtyre heronjve të rënë”, ka rrëfyer Veseli.
Ai në një moment ka cituar edhe nënën e Xhevat Demakut, Hero i rënë në luftë për liri, nëna e Zeqirit, Jahirit, Fadilit dhe Nexhat Demakut.
“Djemtë e mi, boni gajret, banu te fortë: kur hasmi, të tjerët vijnë dhe vdesin në tokën e huaj, pse djemtë e mij mos me vdekë për vendin e tyre. Hallall i kofshin krejt djemtë e mi kësaj toke”, ka cituar Veseli nënën Demaku.
Veseli ka vazhduar rrëfimin e tij emocional duke treguar se si pestë djemtë e familjes Demaku ishin dal në mbrojtje të atdheut.
“Kishte edhe një vajzë të vetme; edhe atë, së bashku me vajzën e saj, ia vranë ushtria serbe, ndërsa vajzën tjetër që mbijetoj mezi arritëm ta tërhiqnim ato ditë nga zonat e luftës. E mora vetë duke e dërguar deri në kufirin e Maqedonisë, e nga andej në Shqipëri. E shpëtuam nga fati i nënës dhe motrës se vogël, por u vonuam t’ia shpëtonim dorën”, ka treguar Veseli.
Ai ka treguar se sot, ajo jeton ne Francë, me kujtimin për nënën, motrën dhe dajën e rënë për liri, jeton pa dorën e saj, të amputuar në kohë lufte si pasojë e gangrenës së shkaktuar nga plagët e plumbave të armikut.
“Sot kjo Nënë e madhe e vëllezërve Demaku , padrejtësisht, duhet të durojë një dhimbje tjetër: edhe katër djemtë e tjerë të saj, vëllezërit e Xhevatit dëshmorë, katër luftëtarë të lirisë, bashkë me komandantin trim të sa e sa betejave Sylejman Selimin, Hysni Thaqin dhe Bashkim Demiqin me tre vëllezër të tjerë, njeri nga ata nuk ishte asnjëherë gjatë luftës në Kosove, po privohen nga liria, përmes një procesi gjyqësor me shumë pikëpyetje serioze”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë