LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Evropian do të vazhdojë mbështetjen e bujqësisë kosovare

Komisioni Evropian do të vazhdojë mbështetjen e bujqësisë kosovare
????????????????????????????????????

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim njohës shefin e Operacioneve në Zyrën e Komisionit Evropian në Kosovë, Luigi Brusa, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë.

Ministri Krasniqi ka theksuar të arriturat e deritanishme në bujqësi, si rezultat i mbështetjes institucionale, por edhe donatorëve ndërkombëtarë dhe shtoi se avancimi i mëtejmë i sektorit të bujqësisë do të ndikojë edhe në zhvillimin e ekonomik të vendit.

Ai e njoftoi shefin Brusa se objektivat dhe prioritetet e ministrisë për vitin e ardhshëm janë që të rritet prodhimtaria në vend dhe të arrihen standardet evropiane të cilësisë në ushqim.


Krasniqi po ashtu ka falënderuar shefin e zyrës së KE-së në Kosovë për mbështetjen që kanë dhënë deri më tash për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, veçanërisht në sektorin e agropërpunimit.

Ministri theksoi se MBPZHR-ja është e gatshme që edhe në të ardhmen të bashkëpunojë me KE-në për realizimin e shumë projekteve tjera në fushën e bujqësisë. Ministri Krasniqi vlerësoi faktin që në kuadër të fondeve të IPA 2, bujqësia është nder prioritetet kryesore.

Nga ana tjetër, shefi i Operacioneve në Zyrën e Komisionit Evropian në Kosovë, Luigi Brusa, vlerësoi zhvillimet e përgjithshme në bujqësi dhe rikonfirmoi gatishmërinë e Komisionit Evropian për të përkrahur edhe më tej zhvillimin bujqësor të vendit. /Telegrafi/