LAJMI I FUNDIT:

Ministri Demolli vizitoi ushtarët e FSK-së në Nashec të Prizrenit

Ministri Demolli vizitoi ushtarët e FSK-së në Nashec të Prizrenit

Në orët e vona të pas ditës të së sotme, ministri i FSK-së Haki Demolli vizitoi kampin e FSK-së në fshatin Nashec të Komunës së Prizrenit, ku janë të vendosur pjesëtarët e FSK-së në kuadër të ushtrimit fushor “Shqiponja-5”.

Ministri Demolli është njoftuar nga komandanti i kampit, nënkolonel Mehmet Lladrovci me skenarin e ushtrimit fushor.

Kurse komandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejtë kolonel Xhevahir Geci e ka njoftuar ministrin me ecurinë e zhvillimit të ushtrimit fushor, motivin dhe angazhimin e ushtarëve për të realizuar objektivat e stërvitjes si dhe kushtet e vendosjes dhe akomodimit.


“Ministri Demolli i ka përgëzuar ushtarët, oficerët e FSK-së për angazhimin e madh në realizimin e detyrave në ushtrim fushor, po ashtu ai posaçërisht ka falënderuar edhe pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Ajovës, për kontributin e tyre në përgatitjen, por edhe bashkëpjesëmarrjen praktike në këtë ushtrim fushor, duke ngritur nivelin e rezultateve të stërvitjeve dhe ushtrimit fushor “Shqiponja -5”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e FSK-së.

Po ashtu më këtë rast ministri Haki Demolli duke numëruar sukseset e FSK-së falënderoi dhe uroi të gjithë pjesëtarët e FSK-së edhe për rezultatin në stërvitjen e marshimit “Cambrian Patrol” në Vells të Mbretërisë së Bashkuar, ku togu i FSK-së u nderua me medalje të artë, duke na bërë që të ndihemi krenar.

Ministri Demolli me këtë rast ka bashkëbiseduar me ushtarë dhe oficerë për rrjedhat e ushtrimit, vështirësitë dhe kushtet e përgjithshme të qëndrimit në natyrë.

Ushtrimi fushor “Shqiponja -5”, mbahet në disa pjesë të Kosovës si në rajonin e Prizrenit, Malishevës, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.

Ndryshe, në kuadër të thellimit të bashkëpunimit në mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, në këtë ushtrim fushor për herë të parë janë pjesëmarrës aktiv kudo nëpër njësi, krah për krahë me ushtarët dhe oficerët e FSK-së edhe ushtarët e Gardës Kombëtare të Ajovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori