LAJMI I FUNDIT:

OVL e UÇK: Institucionet e Kosovës, e kanë obligim që me ligj ta mbrojnë luftën çlirimtare

OVL e UÇK: Institucionet e Kosovës, e kanë obligim që me ligj ta mbrojnë luftën çlirimtare

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit lidhur me konfirmimin e dënimit të të akuzuarve në rastin e njohur si “Drenica II”.

OVL e UÇK përmes këtij reagimi ka thënë se Institucionet e Republikës së Kosovës, e kanë obligim që me ligj ta mbrojnë luftën çlirimtare.

Reagimi i plotë:


“Për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe Gjykata e Apelit, me konfirmimin e dënimit që ka dhënë më herët Gjykata Themelore e Mitrovicës, për të ashtuquajturat krime lufte në rastin e njohur si “Drenica II”, dëshmon qartë se ka përpjekje të vazhdueshme për kriminalizimin e luftës sonë çlirimtare, ndërkohë që me krimet dhe gjenocidin që e ka shkaktuar pushtuesi, lëre që nuk po merret askush, por edhe e kanë amnistuar.

Lirinë e fituam me gjak dhe falë luftës çlirimtare u krijuan Institucionet e Republikës së Kosovës, të cilat e kanë obligim që me ligj ta mbrojnë luftën çlirimtare, sepse tek ne, si askund në botë, prokurori e gjyqtari bëhen gazetarë, ndërsa gazetarët bëhen prokurorë e gjyqtarë.”(sic.)/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Lajme
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Kronika e Zezë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori