LAJMI I FUNDIT:

Anglezët “sakrifikojnë” tregtinë

Anglezët “sakrifikojnë” tregtinë

Sondazhet tregojnë se britanikët janë më të shqetësuar mbi kontrollin e emigrantëve se sa në lidhje me tregtinë me Europën, duke treguar se strategjia e kryeministres Theresa May për Brexit është në linjë me mendimin e popullit.

Ndërsa britanikët përgatiten për të dalë nga Bashkimi Europian, shumica e personave të anketuar treguan se fluksi i të huajve drejt Britanisë është diçka më shqetësuese se përfitimet tregtare, tregon sondazhi i agjencisë britanike Survation. 56% e të intervistuarve ishin dakord me manaxhimin e divorcit nga Theresa May.

Gjetjet mbështesin planin e dukshëm të kryeministres për ti dhënë prioritet kufizimit të emigrantëve në negociata. Ndërsa qendra financiare e Londrës do të gjendet në disavantazh pasi të humbasë privilegjet për shërbimet që ofron, pjesa tjetër e vendit shqetësohet për emigrantët që po zënë vendet e punës në Britani, duke ulur poshtë pagat.


Niveli i emigrantëve është cilësuar si një nga arsyet kyç pas referendumit të 23 qershorit dhe Qeveria ka premtuar ta ulë numrin poshtë 100 mijë.
Theresa May po i jep më shumë rëndësi dëshirës së shumicës së votuesve se sa mbrojtjes së interesave të bankingut global.

As rënia e paundit me rreth 18 për qind që prej votës Brexit, nuk duket se ka ulur dëshirën e britanikëve për të dalë nga Bashkimi Europian. /Telegrafi/