Çdo moshë dhe fazë e fëmijërisë shoqërohet edhe me vështirësi. Kjo është diçka që të gjithë mund të dimë e ta pranojmë. Janë më së shumti prindërit ata që kalojnë momentet më të vështira në të gjitha periudhat që kalojnë fëmijët; që nga netët pa gjumë kur ata janë bebe e deri në kujdesin gati të çmendur që ata u kushtojnë që kur hedhin hapat e parë.
Pikërisht kur fëmijët janë të vegjël, prindërit me zor presin moshën e adoleshencës sepse vetëm atëherë mendojnë se fëmijët të paktën do të jetë të aftë vetë për shumë gjëra.
Duket si shpëtim apo jo?
Në fakt jo për të gjithë është kështu. As për mua. Do të dëshiroja shumë t’ju shkruaja se po e adhuroj këtë periudhën e adoleshencës së fëmijëve, por ju betohem që po e urrej.
Nëse do të thosha që kalon pa sfida me veten dhe vështirësi për sa i përket komunikimit dhe vendosjes së besimit te fëmijët do t’ju gënjeja. Pra thuhet vazhdimisht se unë dhe shumë mama të tjera më në fund mund të bëjmë pak pushim gjatë kohës që fëmijët janë në adoleshencë sepse në këtë moshë ata nuk duan shumë monitorim nga ana jonë apo jo? GABIM!
Nëse do të besoni kështu fillimisht, atëherë do të përballeni me diçka shumë të vështirë kur të jeni prindër të adoleshentëve. Do të keni dhembje koke gjithë kohës dhe nisur nga mosha 13-vjeçare e në vazhdim do të donit që adoleshenca e fëmijëve tuaj të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo më së shumti sepse në këtë periudhë ata nuk janë aspak ashtu siç ju kishit menduar.
Dhe e dini çfarë? Është shumë në rregull nëse nuk e pëlqeni këtë fazë të prindërimit, ashtu sikurse disa mama nuk pëlqejnë fazën e parë të prindërimit kur bebja sapo ka lindur. Është njësoj.
Gjatë adoleshencës, disa mama gati çmenden nga natyra e fëmijëve të tyre dhe aq më tepër kur shohin se ata mund të kenë 5 personalitete dhe 150 ndryshime humori, ndërkohë që të tjera nuk e kanë këtë ndjesi. As unë, në fakt, nuk e kam.
Personalisht, vitet e adoleshencës m’u përplasën në fytyrë dhe më ndodhi sikur u zgjova në një shtëpi të humbur ku nuk njihja askënd. Më dukej sikur pranë kisha vetëm burra të çuditshëm me zëra të trashë që do ta bënin Morgan Freeman mjaft xheloz.
Nga ajo çka dëgjoj prej miqve që kanë për fëmijë vajza adoleshente kalohet e njëjta eksperiencë. Nga një vajzë e vogël e edukuar, që përpiqet me sa mundet të të ndihmojë, një ditë zgjohet 13 vjeçe dhe të jep rolin e shërbëtores së shtëpisë.
E keni përjetuar edhe ju? Nuk jeni të vetme! Ne i ndiejmë këto vite të adoleshencës të na rëndojnë shumë mbi supe. Por ajo çka mund të them është se sado të mundoheni të bëni më të mirën, nuk do të arrini asnjëherë të jeni prindër perfekt adoleshentësh dhe kjo jo për fajin tuaj.
Unë e kam kaluar njëherë këtë eksperiencë dhe jam momentalisht duke e kaluar sërish me fëmijën e dytë. Kam madje edhe një raund tjetër kur fëmija i tretë të bëhet adoleshent dhe e di që një pjesë të mirë të atyre viteve do ta urrej. Po, po, do e urrej edhe prindërimin dhe nuk ka asgjë të keqe këtu.
Refuzoj të ndihem fajtore apo keq për faktin se nuk e përballoj dot që të zgjohem dhe të shkoj të ledhatoj e të puth pafund fëmijën tim tashmë adoleshent, me karakterin e një të panjohuri që i ka zaptuar ëmbëlsinë e dikurshme. Nuk ndihem keq as kur e shoh me inat kur nuk thotë një “faleminderit” për vaktin e radhës që i kam përgatitur apo i bërtas sepse për 2 javë më thotë vetëm 1 fjalë mbi jetën.
Nëse është diçka që kam mësuar nga prindërimi i adoleshentëve është: mos merrni gjithçka personale! Fëmija juaj i adhurueshëm, që ju do pafund, është po aty, për këtë ju premtoj. Diku atje poshtë atyre gënjeshtrave që u duken të domosdoshme ka një dashuri të pamasë për ju.
Unë e provova këtë kur fëmija im i parë mbaroi universitetin. I njëjti fëmijë që thoshte: “Mami, nuk kam më nevojë për ty!” erdhi dhe më tha: “Mami, do të kaloja të gjitha vitet pranë teje edhe duke u zënë, duke u inatosur, mjafton që të jem me ty”. Vetëm në këtë moment kuptova që ai ishte tashmë burrë që e pranonte se mamaja i nevojitej gjithmonë.
Dhe për këtë nuk mundem të gënjej, ky është shpagimi i të gjitha atyre viteve të tmerrshme të të qenit prind i një adoleshenti. Dhe më lejoni ta them, ishte ndjesia më e bukur në botë!
Autore: Melissa L. Fenton
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Partneri juaj ka shanse më të larta për t’u bërë i pasur nëse ka këtë tipar personaliteti
Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime