LAJMI I FUNDIT:

Apeli konfirmon dënimet e të akuzuarve të grupit “Drenica II”

Apeli konfirmon dënimet e të akuzuarve të grupit “Drenica II”

Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë sot ka sjellë aktgjykimin në rastin Drenica II, me të cilin ka vërtetu aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 27 maj të vitit të kaluar.

I vetmi ndryshim në këtë vendim është se Sylejman Selimit ia kanë ulur një vit burg në 7 nga 8 sa është dënuar.

Avokati i Selimit Tomë Gashi bën të ditur se përveç Sylejman Selimit është konfirmuar dënimi për Isni Thaçi me 6 vjet e 6 muaj burgim, Zeqir Demaku 6 vjet burgim, Jahir Demaku 6 vjet burgim.

Apeli po ashtu ia ka konfirmuar dënimet Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demaj të dënuar me nga tri vjet burg, ndërsa edhe Fadil Demakut dhe Nexhat Demaku iu është konfirmuar dënimi me burgim prej nga 3 vjet.

“Aktgjykimi është skandaloz, është masakër i drejtësisë, është nxjerrur aktgjykim i Gjykatës së Apelit faktikisht duke e përshkruar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të vititi 2015, ku të gjithë janë dënuar pa asnjë provë, dhe me siguri që me vendim politik por në asnjë variant me vendim juridik. Ne avokatëve na mbetet që rastin ta dërgojmë me ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës në Prishtinë, duke shpresuar se atje ndoshta drejtësia do të fitoj dhe nuk do të ketë aktgjykime të këtilla të ndikuara krejtësisht nga politika”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë

"Po të vjen fundi Albin", Haradinaj me akuza të rënda për Kurtin

Politikë
Vizita e Kurtit në kompaninë e dronëve, Morina: Mesazh për vendet që kanë tendenca për destabilizim

Vizita e Kurtit në kompaninë e dronëve, Morina: Mesazh për vendet që kanë tendenca për destabilizim

Lajme
Mero Baze: Vjehrra e Sali Berishës, agjente e UDB-së në Tiranë, ka qenë e vëzhguar nga Sigurimi i Shtetit

Mero Baze: Vjehrra e Sali Berishës, agjente e UDB-së në Tiranë, ka qenë e vëzhguar nga Sigurimi i Shtetit

Lajme
Tre të lënduar në dy aksidente komunikacioni në Prishtinë

Tre të lënduar në dy aksidente komunikacioni në Prishtinë

Kronika e Zezë
Paga 900 euro në shtet, çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?

Paga 900 euro në shtet, çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?

Lajme
​

​"Mbylle gojën", "Këqyrni gratë e juve ka po ju rrijnë" - sulmi fizik në Autoritetin e Konkurrencës përplas deputetet e pozitës dhe opozitës

Lajme
Kalo në kategori