LAJMI I FUNDIT:

12-vjeçari fejohet me kushërirën një vit më të re (Foto)

12-vjeçari fejohet me kushërirën një vit më të re (Foto)

Nasser Hassan nga Egjipti, ka qenë duke e festuar martesën e të birit të madh, kur e ka ‘dyfishuar gëzimin’ teksa e ka shpallur fejesën e djalit të vogël.

Ai ka treguar para të pranishmëve se Omari 12-vjeçar, do të martohet me Gharam që është një vit më e re se ai, transmeton Telegrafi.

Më pas, fëmijët që janë kushëri mes vete, kanë qëndruar së bashku deri në fund të ceremonisë.


Kjo ndodhi ka ngjallur pakënaqësi nga organizata që mbrojnë të drejtat e grave dhe fëmijëve, por nuk është marrë ndonjë vendim institucional, megjithëse në këtë vend ndalohet martesa e personave nën 18 vjet.

“Ata nuk janë martuar, por vetëm janë fejuar dhe ka kohë derisa bëhen bashkë”, i është përgjigjur Hassan medieve. /Telegrafi/

babai-i-jape-bekimin-te-birit-12-vjecarit-qe-te-fejohet-me-kusheriren-nje-vit-me-te-re-foto-2